Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vazhduar me sukses edicionin e sivjetmë të turneut Alley Oop në basketbollin 3×3 për meshkuj, ku këtë të diel turneu u zhvillua në Mitrovicë. Ky ishte turneu i pestë në kuadër të kësaj gare, që këtë herë mblodhi numrin më të madh të skuadrave deri më tani — gjithsej 10.
Pas fazës së grupeve dhe ndeshjeve të zjarrta gjysmëfinale, finalja solli emocione të veçanta. Në përballjen vendimtare mes skuadrës 02 dhe Miners City, koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 15:15, ndërsa në vazhdime skuadra 02 siguroi dy pikët vendimtare dhe fitoi turneun.
Për këtë sukses, FBK ndau shpërblimin prej 300 euro për skuadrën fituese, si dhe biletën për Super Finalen që do të mbahet në Prishtinë.
Ky turne në Mitrovicë ishte vazhdimësi e garave të organizuara më herët në Prishtinë, Gjakovë, Prizren dhe Pejë. Turneu i fundit para Super Finales do të zhvillohet në Therandë.
Ky projekt i FBK-së po realizohet në partneritet me FIBA Evropën, me qëllim të promovimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të basketbollit 3×3 në Kosovë. /Katror.info
Përgatiti:
