Një raport i ri të ‘FDI Intelligence’ nga Financial Times, tregon se ” Kosova renditet e dyta në Evropë për zhvillim dhe e pesta në të gjithë botën”.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se sipas këtij raporti “Kosova renditet e 4-ta në botë për përmirësim nga viti në vit nga viti 2022 në 2023”.
“Një dëshmi më shumë se progresi demokratik dhe ekonomik në Kosovë ecin paralelisht, duke e bërë vendin tonë një destinacion lider për investitorët e huaj”, shkroi Kurti në X. /Katror.info