katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Hapet thirrja për Shkollën Verore 2025 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
    2 hours ago
    Policia e Kosovës me kërkesë për bashkatdhetarët
    2 hours ago
    “Kosova në Tinguj” – Koncert i veçantë nga Opera e Kosovës
    2 hours ago
    Njësia A5 e Termocentralit Kosova A rikthehet në funksion pas sanimeve teknike
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Komedia “Negotiating Peace”, sukses në skenën e Milanos
    2 hours ago
    Mundësi subgrantesh nga KDI – ftohen OJQ-të dhe mediat
    2 hours ago
    Sonte inaugurohet “Orkestra Prishtina” me koncert festiv në Kryeqytet
    3 hours ago
    Rinia e Mural Fest i jep sërish gjallëri hapësirave ferizajase
    5 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Fituesit dhe momente kryesore në Kids’ Choice Awards 2025
    1 day ago
    “London Calling”, film i mbushur me humor dhe aksion
    1 day ago
    “Squid Game” rikthehet në Netflix me sezon final
    1 day ago
    “Carmina Burana” historike në Kosovë si univers paqeje e harmonie
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 days ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    6 days ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    6 days ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    1 week ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    2 weeks ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 weeks ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    10 super destinacione verore ku makina s’ka vend
    22 hours ago
    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve
    1 day ago
    8 gjëra që (ndoshta) nuk i dinit për Times Square
    4 days ago
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “FemArt” kulmon në festë me zëra të lirë dhe tinguj elektro-punk
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

“FemArt” kulmon në festë me zëra të lirë dhe tinguj elektro-punk

Last updated: 23/06/2025 8:10 AM
4 Shikime
Shpërndaje
Foto: FemArt

Përmbyllja e edicionit të 13-të festivalit ndërkombëtar feminist “FemArt” ka qenë një lloj feste pas maratonës gjashtë ditore, por edhe në program ka ardhur e tillë, duke i bërë vend “Fête de la Musique 2025” që si pikë kryesore ka pasur koncertin e grupi francez “Tentative” . Nën moton “Çliroje mendjen”, edicioni i sivjetmë e ka sjellë një program të pasur dhe ndërdisiplinor.

Me ritëm, reflektim dhe ngrohtësi kolektive, ka kulmuar festivali ndërkombëtar feminist “FemArt” në kryeqytet. Koncerti i grupit francez “Tentative” dhe performanca e grupit “Zwada” nga Kosova në “Hanin e 2 Robertëve” e kanë shënuar finalen e gjashtë ditëve intensive, gjatë të cilave artistë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur për ta kremtuar artin feminist si mjet rezistence, dialogu dhe shërimi të brendshëm.

Në mbyllje të festivalit për sivjet, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe me Institutin Francez në Kosovë, “FemArti” të shtunën mbrëma e ka prezantuar programin “Fête de la Musique 2025”, i cili në hapësirat e “Hanit të 2 Robertëve” ka mbledhur adhurues të muzikës eksperimentale. Kryefjalë e natës ka qenë koncerti nga grupi francez “Tentative”, i cili ka sjellë një përvojë muzikore dhe vizuale që e sfidon çdo pritshmëri.

Mundesh me e lexu edhe…

Komedia “Negotiating Peace”, sukses në skenën e Milanos

Grupi, i përbërë nga këngëtarja Charlie Perillat dhe kitaristja Alexia Charoud, i pasqyron dëshirat e fragmentuara të një brezi të shpejtë dhe të mbingarkuar nga lidhjet digjitale, duke i përzier tingujt e cold wave, post-punk electro dhe poezinë bashkëkohore. Dyshja i ka performuar 11 këngët e albumit debutues “Statue Moi”, të cilat përshkruhen si “bartje e ngarkesës emocionale dhe intelektuale të një bote në lëvizje, ku realiteti është i mjegullt dhe imagjinata është një akt rezistence”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si akt hapës i natës së mbylljes ka qenë bendi kosovar “Zwada” i përbërë nga këngëtarja e kantautorja Suada Abazi dhe anëtarët Lum Veseli, Engjëll Blaku dhe Orges Kurtaj, të cilët kanë sjellë përpunime të këngëve të huaja dhe shqip në një frymë lo-fi bedroom pop.

Nën moton “Çliroje mendjen”, edicioni i sivjetmë e ka sjellë një program të pasur dhe ndërdisiplinor, që ka përfshirë performanca teatrore, koncerte, ekspozita, diskutime publike, panele dhe punëtori të hapura. Me pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës, duke e përfshirë Italinë, Francën, Zvicrën, Anglinë dhe Serbinë, festivali “FemArt” ka vazhduar ta ndërtojë hapësirën e vet të guximshme për përfaqësim, barazi dhe bashkëkrijim. Edicioni i 13-të është shquar si një ndër më të larmishmit, ku temat e lirisë mendore, të kujdesit për shëndetin mendor, të të drejtave të grave dhe komuniteteve LGBTI janë trajtuar me ndjeshmëri artistike dhe me guxim qytetar.

Festivali që ka nisur më 16 qershor, ka krijuar një atmosferë elektrizuese në hapjen zyrtare që është mbajtur në “AMC Hall”, ku “Shkodra elektronike” e ka sjellë performancën eksperimentale, një ndërthurje mes muzikës elektronike dhe motiveve tradicionale.

Në ditët që kanë pasuar programi ka vijuar me shfaqje teatrore ndërkombëtare, përfshirë “Zëra të heshtur” nga kolektivi italian Biloura, si dhe “Jam Unë Ajo” dhe “Gratë e Trojës”, shfaqje që kanë trajtuar temat e dhunës, traumës dhe fuqizimit të gruas, duke përfshirë artistë nga Kosova dhe Serbia në një bashkëpunim të rrallë artistik e politik.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Hapësirë u është dhënë edhe filmave dokumentarë dhe artistikë, që janë shfaqur në sallat e qytetit, përfshirë produksione vendore dhe ndërkombëtare si “Në Kërkim të Burbuqe Rushitit”. Gjatë gjithë javës, punëtori të hapura janë mbajtur në ambientet e parkut të qytetit dhe në hapësira kulturore, ku të rinjtë dhe pjesëmarrësit kanë ndërvepruar përmes artit, vizatimit, shkrimit dhe teatrit.

Në ditët e fundit, janë mbajtur panele dhe diskutime publike, përfshirë temat “Pas mureve” dhe “Amësia dhe shëndeti mendor”, ndërsa më 21 qershor, edicioni i 13-të i festivalit është mbyllur me një performancë të dyfishtë – grupi “Zwada” dhe koncerti nga grupi francez “Tentative”, që kanë sjellë një shpërthim të tingujve elektro-punk në natën e fundit të festivalit. Pas çdo dite, në “Bubble Bar” janë organizuar ‘afterparty’ të shndërruara në hapësira të rrjetëzimit dhe diskutimit mes artistëve, aktivistëve dhe publikut.

Në mbështetje të natës mbyllëse ka qenë i pranishëm ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, i cili e ka theksuar përkushtimin e Francës në mbështetjen e artit dhe të të drejtave të njeriut në Kosovë.

“Franca ndihmon me aq sa mundet, por shpresoj të bëjmë më shumë. Ajo që është me rëndësi është se ne kontribuojmë në fusha të ndryshme, lloje të ndryshme të muzikës, si sonte që kishim elektro-punk, edhe me muzikë klasike e kemi mbështetur ‘Festivalin Chopin’, i mbështesim festivalet e filmit dhe, gjithashtu, sivjet po e mbështesim me një shumë të madhe parash festivalin ‘Anibar’, për të trajnuar kosovarë të rinj që punojnë me filma të animuar. Më së shumti jam krenar me laramaninë e projekteve tona që i kemi në Kosovë, një laramani e madhe për Kosovën si një shtet të bukur dhe me diversitet”, ka thënë për KOHËN ambasadori Guérot.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai është shprehur krenar për laramaninë e projekteve që Franca përkrah, nga muzika klasike deri te electro-punk, si dhe nga filmat e animuar te festivalet feministe si “FemArti”.

“Një nga shumë gjërat që janë mahnitëse në Kosovë është se është një shtet i vogël dhe me kaq shumë festivale dhe ‘FemArt’ është një festival shumë i veçantë. Diplomacia feministe është një prej prioriteteve tona, sepse të drejtat e grave, të drejta e LGBT-së janë esenciale për një shoqëri, për të qenë të lirë, jo vetëm në aspektin e jashtëm, por të lirë edhe nga brenda, andaj jemi shumë të lumtur t’i mbështetim aktivitetet feministë, sidomos ‘FemArtin’”, ka shtuar ambasadori.

Koordinatori i projekteve në “FemArt”, Berat Bajrami, e ka pranuar se sfidat logjistike, sidomos mungesa e hapësirave të përshtatshme në Prishtinë, kanë qenë të pranishme edhe këtë vit. Megjithatë, falë bashkëpunimeve me institucionet kulturore, të gjitha aktivitetet e planifikuara janë zhvilluar me sukses.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Organizimi i festivalit ‘FemArt’ edhe në edicionin e 13-të sigurisht i ka pasur vështirësitë e veta, veçanërisht sa i përket pjesës së infrastrukturës. Dihet që Kosova përgjithësisht, por edhe Prishtina, edhe pse është kryeqytet, ka jashtëzakonisht probleme me infrastrukturë, siç dihet, Teatri Kombëtar është ende në rinovim, gjithashtu edhe hapësirat e tjera nuk është se janë në nivelin e kënaqshëm për organizimin e eventeve, gjithsesi ne jemi mirënjohës për bashkëpunimet që i kemi pasur me institucionet kulturore në Prishtinë dhe, megjithatë, kemi arritur me sukses t’i prezantojmë të gjitha aktivitetet që kanë qenë në planprogramin e këtij edicioni”, ka thënë Bajrami në lidhje me sfidat e këtij edicioni.

Ai e ka përmendur rritjen e audiencës dhe sidomos ndikimin e koncertit të “Shkodrës elektronike”, që ka sjellë një publik të ri dhe i ka dhënë festivalit një energji të re.

“Sigurisht, tashmë për 13 edicione, festivali ‘FemArt’ e ka ndërtuar një audiencë të veten, por jemi shumë të kënaqur që në këtë edicion kemi pasur audiencë të re që i është bashkuar festivalit dhe kjo neve si organizatorë na bën shumë të lumtur, pasi ky është edhe synimi jonë që ta rritim audiencën në secilin edicion dhe veçanërisht ka qenë organizimi i koncertit të ‘Shkodrës elektronike’ që e ka sjellë në një dimension tjetër ndoshta edhe vetë festivalin dhe ka sjellë edhe një audiencë të re në festival”, ka thënë Bajrami.

Aktorja dhe humanistja Anisa Ismaili, që prej vitesh është e lidhur ngushtë me festivalin, këtë herë e ka përjetuar nga një këndvështrim i ri – si pjesë e publikut.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Festivali ka shkuar jashtëzakonisht bukur, unë kam qenë gati gjashtë vjet pjesë e ‘FemArtit’, ndërsa tash e këqyri si një publik i thjeshtë, por prapë në një mënyrë involvohem. Sot ka qenë dita e fundit e festivalit, kemi qenë paradite gati katër orë në punëtori të ndryshme në parkun e qytetit, ishte shumë bukur. Sonte po përmbyllet me ‘Zwada-n’ edhe me një grup ‘Tentativa’ nga Parisi, një grup shumë alternativ dhe shumë interesant, është një festival i jashtëzakonshëm, të rinjtë mund ta shprehin veten, mandej është e bukur që ka shfaqje dhe performanca nga vende të ndryshme të botës dhe mandej pas asaj gjithmonë ka afterparty që shkon edhe rrjetëzohesh edhe me grupe të tjera, mund ta kuptosh edhe kulturën e vendeve të tjera”, ka thënë ajo, duke e përshkruar atmosferën e ditës së fundit me entuziazëm.

Ky edicion do të ketë qenë akoma më sfidues pa ndihmën e vullnetarëve, të cilët janë angazhuar si në aspektin logjistik, ashtu edhe në atë social. Për ta, ky angazhim është më shumë i kënaqshëm sesa sfidues.

“Festivali ka shkuar mrekullueshëm mirë, kemi pasur momente tepër të mira dhe kemi parë nga afër artistë të ndryshëm, e kemi parë çdo send qysh shkon prej ditës së parë deri në fund, për ta pasur një festival të mrekullueshëm, ashtu siç na ka dalë. Nuk ka qenë aspak sfiduese, jemi kënaqur, kemi bërë shoqëri të re, kemi parë artistë të rinj, kemi parë sende që s’i kemi menduar se shkojnë aq lehtë dhe aq mirë, domethënë e kemi pasur mundësi të jemi me një staf të mrekullueshëm”, ka thënë për KOHËN, Idea Gashi, njëra nga vullnetaret e këtij edicioni.

Pas trembëdhjetë edicionesh, “FemArt” ka dëshmuar se një festival nuk matet vetëm me numrin e shfaqjeve apo pjesëmarrësve, por me ndikimin që lë pas. Për gjashtë ditë me radhë, ai ka krijuar hapësirë për pyetje që zakonisht heshtin, për emocione që rrallë adresohen dhe për bashkëbisedime që shpesh mungojnë në diskursin publik. Nuk është vetëm një ngjarje kulturore në kalendar, por një përpjekje e vazhdueshme për ta ngritur vetëdijen dhe për ta ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse./Koha.net

TAGGED:femartFestivalpeopleperformancaPrishtina

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm 10 super destinacione verore ku makina s’ka vend
Artikulli i ardhshëm Meta lançoi syzet e reja inteligjente

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Hapet thirrja për Shkollën Verore 2025 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

1 Shikim
Lajme

Policia e Kosovës me kërkesë për bashkatdhetarët

3 Shikime
Lajme

“Kosova në Tinguj” – Koncert i veçantë nga Opera e Kosovës

2 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?