Muaji mars këtë vit do sjellë një tjetër festival të teatrove në Kosovë. Ndryshe nga ai i muajve gusht-shtator të vitit të kaluar, këtë herë Festivali i Teatrove po sjell edicionin e parë të Festivalit të Teatrove për Fëmijë.
“Festivali i Teatrove – Ferizaj, në kuadër të strategjisë së zhvillimit të teatrit për të rinjë dhe fëmijë, këtë vit starton me Festivalin e Teatrove për Fëmijë, kështu duke ofruar shfaqjet më të mira të teatrove vendore, si dhe aktivitete të shumta për të secilin”, kështu është njoftuar zyrtarisht në faqen zyrtare të këtij festivali në Facebook, raporton Katror.info.
Përndryshe, në vitin 2023 Festivali i Teatrove ka shënuar edicionin e 53-të në qytetin e Ferizajt/Katror.info