Gala koncerti “Kanga Jonë” rikthehet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me një kast të jashtëzakonshëm artistësh. Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sonte nga ora 20:30, vjen udhëtimi magjik nëpër krijimtarinë e njërit prej emrave më të shquar të muzikës së lehtë, kompozitorit Musa Piperku.
Me mysafirë specialë kantautorin Armend Rexhepagiqi dhe sopranon Inva Mula, në skenë do të ngjiten emrat më të dalluar të skenës shqiptare: Genc Salihu, Eneda Tarifa, Jehona Sopi, MC Kresha, Fifi, Shpat Deda, Zanat, kori i fëmijëve “Okarina” nën dirigjimin e Edon Ramadanit dhe me shoqërimin e Orkestrës “Libertas”.
Kjo ngjarje moderohet nga Alban Ukaj dhe Dojna Mema.
Festojmë të gjithë së bashku 26 vjetorin e Çlirimit të Prishtinës, me performanca të artistëve tonë fantastikë, të cilët ndër vite e kanë pasuruar skenën muzikore. /Katror.info
Përgatiti:
