Qytetarët janë të ftuar që të festojnë 16 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në sheshin “Xhorsh Bush”.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se në këtë festë do të interpretohen këngë nga Dren Abazi dhe grupi i njohur “Asgjë sikur Dielli”.
“Sonte duke filluar nga ora 18:00 ejani të festojmë së bashku 16 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në sheshin “Xhorxh Bush”.
Do të dëgjojmë këngë të mrekullueshme të interpretuara mjeshtërisht nga Dren Abazi dhe “Asgjë Sikur Dielli”, thuhet në njoftim./Katror.info