Një 102-vjeçare është bërë gruaja më e vjetër që është hedhur me parashutë në Britani të Madhe, raporton “BBC”. Manette Baillie u hodh të dielën nga aeroplani nga një lartësi 2133 metra për ta festuar ditëlindjen e saj.
Ajo edhe më herët kishte festuar ditëlindjet në mënyrë ekstreme. Ditëlindjen e 100-të e festoi duke drejtuar një veturë Ferrari me shpejtësi 210 kilometra në orë në shtegun Silverstone.
Baillie pasi u ul në tokë pas hedhjes me parashutë të dielën, ka thënë se ishte e frikshme, përcjell koha.
“Ishte pak e frikshme. I mbylla sytë. Unë vetëm dua që njerëzit tjerë që po i afrohen të 80-ave apo 90-ave të mos heqin dorë. Të vazhdojnë jetën”, ka thënë ajo.
Baillie para hedhjes tha se është me fat që e ka përcjellë shëndeti.
Ajo thotë se deshi të hidhej me parashutë, pasi dëgjoi storien e një burri 85-vjeçar që ishte hedhur me parashutë.
“Nëse mundet një 85-vjeçar ta bëjë, atëherë mundem edhe unë”, tha ajo.
Rekordin e kaluar për hedhje me parashutë në Britani e mbante Verdun Hayes. Ai në majin e vitit 2017 ishte hedhur në moshën 101 vjet e 38 ditë.
Baillie ka mbledhur para për disa fondacione me hedhjen e të dielës./Katror.info