katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Drejtoria për Emergjenca në Prishtinë apelon për kujdes shkaku i kushteve atmosferike
    29 minutes ago
    Gërvalla priti një delegacion të autoriteteve ligjzbatuese nga Iowa, SHBA
    38 minutes ago
    Shkollat malore ndezin ngrohjet për shkak të temperaturave të ulëta
    42 minutes ago
    Ursula von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor, në Kosovë më 15 tetor
    44 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Finalizohen përgatitjet për ngrohjen e QKUK-së, Termokos gati për furnizim
    1 hour ago
    BE shpall datën e nisjes për Sistemin e Hyrje/Daljes, ja si mund të përgatiten udhëtarët
    2 hours ago
    ‘Biblioteka mes traditës dhe inovacionit’, temë e festës së librit
    5 hours ago
    Për 8 muaj në Kosovë kanë hyrë 928 milionë euro nga diaspora
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Taylor Swift publikon albumin e ri
    2 hours ago
    “Do ta ndryshoj monarkinë kur të bëhem mbret”, thotë Princi William
    2 hours ago
    Petrit Halilaj fiton cmimin prestigjioz, paratë i dhuron për Runikun
    19 hours ago
    Aktorja hollivudiane Jane Fonda pro lirisë së fjalës – rikthen Komitetin për Amendamentin e Parë
    23 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    5 hours ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    4 days ago
    Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI
    2 weeks ago
    Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 days ago
    Shqipëria 9 milionë vizitorë të huaj deri në gusht
    5 days ago
    Jo vetëm të shijshme, kokoshkat kanë edhe disa përfitime…
    1 week ago
    Disa mënyra se si ta ngrini rrushin dhe ta shijoni gjatë gjithë vitit!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Salamanca, qyteti i artë i Spanjës që shkëlqen në vjeshtë
    2 days ago
    Walt Disney World: 54 vite nga hapja e “botës së fantazisë” në Florida
    2 days ago
    4 qytetet që ju sugjerojmë të vizitoni në Maqedoni!
    3 days ago
    Alpinisti bën histori duke zbritur me ski nga Everesti
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Filharmonia e Kosovës akordohet për debutimin historik në Bullgari
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Filharmonia e Kosovës akordohet për debutimin historik në Bullgari

Last updated: 10/05/2025 3:27 PM
64 Shikime
Shpërndaje
Foto: Telegrafi

Me programin që shfaq traditën muzikore të Kosovës e potencialin e shpalosjes së veprave që kanë gjuhë universale në botën e muzikës klasike, Filharmonia e Kosovës zbarkon në Sofje për të parën herë në historinë e saj. Me repertor të njëjtë me atë të Bernës së Zvicrës që e shpalosi në mars, institucioni shtetëror muzikor sjell frymë të re në koncertin e 17 majit në kompleksin koncertal “Bulgaria” nën dirigjimin e bullgarit Nayden Todorov, me soliste sopranon Besa Llugiqi dhe saksofonistin Vitaly Vitulya, shkruan KOHA.

Solistët që performojnë me Filharmoninë e Kosovës ftohen, midis tjerash, për mjeshtërinë e zotërimin e tyre në profesion e për bagazhin që kanë përgjatë karrierës. Por në data të rëndësishme, ky aspekt bëhet edhe më kuptimplotë. Ka kuptim historik pasi Filharmonia debuton në Bullgari. Dirigjenti Todorov me të cilin institucioni ka bashkëpunuar disa herë sikurse edhe duke dirigjuar produksionin e parë operistik të Operës së Kosovës në dhjetorin e vitit 2022 – “La Traviata” – ku soliste qe Besa Llugiqi, do të drejtojë këtë program.

Për programin me vepra nga koncerti i 12 marsit në Zvicër, zëvendësuesi i drejtorit të Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj, ka thënë se ndryshimi bie te fryma e interpretimit.

Mundesh me e lexu edhe…

“Prezantimi i Filharmonisë së Kosovës më 17 maj prej orës 19:00 në sallën ‘Bulgaria’ në Sofje është një prej prezantimeve që është paraparë me planin vjetor të punës dhe në të njëjtën kohë është koncerti i dytë jashtë Kosovës për vitin 2025. Programi i koncertit është i përafërt me atë të Filharmonisë në Bernë të Zvicrës. Ndryshimi dhe veprat do të vijnë në një frymë tjetër interpretuese sepse koncerti do të drejtohet nga Nayden Todorov, drejtor i Filharmonisë së Sofjes”, ka thënë Selimaj në një përgjigje për KOHË-n.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Todorov, deri tash, ka dirigjuar dy herë Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës si dhe operën “La Traviata” në dhjetor të vitit 2022 në Prishtinë. Sa qe ministër i Kulturës i Bullgarisë, në një vizitë në kryeqytet në tetor të vitit të kaluar u arrit marrëveshje për bashkëprodhim kinematografik.

“Ai ka bashkëpunuar me Filharmoninë disa vjet më parë e pastaj edhe me Operën e Kosovës. Është një emër i cili, nga koha kur kemi bashkëpunuar me të e deri tani, është zhvilluar shumë si dirigjent duke punuar me emra të mëdhenj të muzikës klasike. Në këtë kohë kur është në pikun e karrierës së tij, do të bashkohet për ta drejtuar këtë koncert”, ka thënë Selimaj.

Programi i koncertit në Sofje do të hapet me “Bareshën” e Rexho Mulliqit e më pas vazhdon me veprën “AlbBalcanica” për saksofon dhe orkestër të Valton Beqirit ku solist është saksofonisti Vitaly Vitulya.

Në vazhdim, sopranoja Besa Llugiqi – e cila është emër i njohur edhe në Bullgari me paraqitje të shumëfishta në skenat më të njohura të këtij vendi –  në përcjelljeje të Orkestrës, do të sjellë muzikën lirike duke interpretuar arien “Un bel dì vedremo” nga “Madama Butterfly” e Puccinit dhe “È strano… Sempre libera” nga “La Traviata” e Verdit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në pjesën e dytë do të interpretohet “Simfonia nr.2” e Kreshnik Aliçkajt si dhe uvertura e operës “Nabucco” të Verdit. Koncerti mbyllet me veprën “The Three-Cornered Hat” të kompozitorit spanjoll, Manuel de Fallas.

Këtë program, Filharmonia e Kosovës fillimisht e ka shpalosur më 27 shkurt në Atelienë e Pallatit të Rinisë, dirigjuar prej zviceranit Antoine Marguier. Më pas, më 12 mars, institucioni udhëtoi për në Bernë të Zvicrës në “Casino Bern” duke shpalosur koncertin e organizuar për nder të përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Ambasada dhe konsullatat e Kosovës në Zvicër.

Dy ditë para koncertit të 17 majit me program të njëjtë në kryeqytetin bullgar, Filharmonia do të ndalet në Gjakovë, në shtëpinë e kulturës “Asim Vokshi”, koncert që po ashtu do të drejtohet nga Todorov.  

Sipas Dardan Selimaj, prezantime të tilla e afirmojnë institucionin dhe skenën vendore të muzikës klasike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Këto lëvizje në Sofje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për punën që kemi bërë me drejtorin aktual të Filharmonisë së Sofjes. E ka bërë të mundur lëvizjen më të thjeshtë, në rrethana shumë më të përshtatshme sesa do të mund të imagjinohej një gjë e tillë më parë. Besoj se e vetmja rrugë për të afirmuar Filharmoninë dhe skenën e muzikës klasike të vendit është përmes prezantimeve të tilla dhe natyrisht, realizimi i incizimeve të cilin planifikojmë ta nisim me një intensitet tjetër në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Selimaj.

Duke e theksuar rëndësinë e prezantimit në skenën ndërkombëtare, ka thënë se rezultati i koncertit në Zvicër –  që qe i pari për këtë vit – janë koncertet e rezervuara jashtë vendit për vitin e ardhshëm.

“Vetëm lëvizja në Zvicër i ka rezervuar Filharmonisë ftesa për vitin e ardhshëm për një tjetër koncert në Bernë, një koncert në Berlin dhe një tjetër në Hamburg. Në një kohë kur është e vështirë të depërtohet në programues të programeve të sallave koncertale, festivaleve e të tjera, e vetmja mënyrë për të depërtuar, për t’u parë e për të tërhequr vëmendje janë lëvizjet e tilla”, ka treguar ai.

Për koncertin, në ueb-faqen e sallës “Bulgaria” shkruhet se ai simbolizon “afrimin kulturor midis Kosovës dhe Bullgarisë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Sofja do të presë performancën e parë të ftuar të Orkestrës së Filharmonisë së Republikës së Kosovës. Ky koncert solemn shënon 25-vjetorin e themelimit të orkestrës dhe simbolizon afrimin kulturor midis Kosovës dhe Bullgarisë. Maestro Nayden Todorov, i cili është i lidhur ngushtë me historinë muzikore të Kosovës, qëndron në vendin e dirigjentit”, shkruhet aty.

Kompleksi ku do të koncertojë Filharmonia e Kosovës është ndërtuar midis viteve 1935 dhe 1937. Veçanti ishte instalimi i organos së parë për koncerte në Bullgari që sipas këtij institucioni, është më e madhja në Gadishullin Ballkanik deri më sot. Gjatë bombardimeve më 24 maj të 1944-s, salla u shemb dhe organoja u shkatërrua krejtësisht. Në vitin 1949, një pjesë e kompleksit “Bulgaria” u rindërtua. Në vitin 1978, ky kompleks arkitektonik bullgar u shpall monument kulturor me rëndësi kombëtare.

Kjo ndërtesë përveçse është shtëpia e Filarmonisë së Sofjes dhe një vend për ansamble të ndryshme, strehon edhe Bibliotekën Kombëtare të Notave të Muzikës. Kompleksi përfshin një sallë të madhe me një mijë e 87 ulëse, një sallë të muzikës kamertale me 216 vende, një studio për incizime dhe që nga viti 2004 ka edhe një galeri arti, e cila sot pret ekspozita të artistëve dhe fotografëve të mëdhenj bullgarë./KOHA/Katror.info.

TAGGED:Besa LlugiqiBullgariDebutimiFilharmonia e Kosoveslajme të miratop4Vitaly Vitusly

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dua Lipa në mesin e 400 muzikantëve që kërkojnë mbrojtjen e krijimtarisë së tyre nga AI
Artikulli i ardhshëm Ekipi i Policisë së Kosovës fiton turneun ndërkombëtar të futsallit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Finalizohen përgatitjet për ngrohjen e QKUK-së, Termokos gati për furnizim

6 Shikime
Lajme të mira

BE shpall datën e nisjes për Sistemin e Hyrje/Daljes, ja si mund të përgatiten udhëtarët

8 Shikime
Lajme të mira

‘Biblioteka mes traditës dhe inovacionit’, temë e festës së librit

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?