Filharmonia e Kosovës do ta hapë sezonin më 27 shtator 2024, prej orës 19:30, në Sallën AMC me një koncert madhështor.
Nën drejtimin e dirigjentit japonez Toshio Yanagisawa, Orkestra Simfonike e Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë premierën kosovare të Simfonisë Nr. 1 të Gustav Mahler-it, si dhe tri vepra simfonike nga kompozitori Lorenc Antoni.
Simfonia Nr.1 e Mahlerit, ka seksion të madh të instrumenteve frymore që përfshin deri në 8 korno në vend të 4 dhe kërkon pothuajse dyfishin e muzikantëve krahasuar me simfonitë e Brahms-it, Dvořák-ut apo Çajkovskit./Katror.info