Orkestra e Filharmonisë së Kosovës nëpërmjet një eventi të publikuar në rrjetin social Facebook ka njoftuar se do të mbajë koncert simfonik.
Sipas njoftimit, koncerti do të mbahet të dielën, më 30 tetor, nga ora 19:00 deri 20:30.
Veprat që do të luhen janë të arstistëve si Kreshnik Aliçkaj, Wolfgang Amadeus Mozart dhe Amy Beach, dhe do të dirigjohen nga Gregory Charette.
Koncerti do të mbahet në hapësirat e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, më saktësisht te Atelieja.
Koncerti zhvillohet në kuadër të sezonit 2022-2023./Katror.info
