Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se kanë filluar punimet restauruese në dy asete të trashëgimisë kulturorë në Prizren, raporton Katror.info.
Punimet restauruese kanë filluar në shtëpinë e familjes Gashi, e njohur ndryshe edhe si Sava Toska dhe në shtëpinë e familjes Koçbashliu.
“Të dy shtëpitë gjenden brenda Qendrës Historike të Prizrenit dhe kanë stil arkitektonik shumë të veçantë”, thuhet më tutje në njoftim./Katror.info