Sukseset në fushën e kinematografisë kosovare nuk kanë të ndalur. Një ndër to është edhe filmi AFTERWAR, i xhiruar në Prishtinë, i cili do ta ketë premierën botëtore në Berlinale 2024.
“Filmi AFTERWAR i xhiruar në Prishtinë do ta ketë premierën botëtore në Berlinale 2024, si pjesë e programit PANORAMA.
Regjisorja daneze e filmit, Birgitte Stærmose, e kishte nisur incizimin e një filmi të shkurtër me një grup fëmijësh në Kosovë para 15 vjetëve. Fëmijët po shisnin kikirikë e cigare në rrugët e Prishtinës për të mbijetuar pas luftës. Të njëjtët fëmijë bëhen burra para syve tanë, përderisa përpjekja për mbijetesë bëhet përpjekje për një të ardhme”, thuhet në njoftimin e Minsitrisë së Kulturës/
“Në një bashkëkrijim me kastën Gëzim Kelmendi, Xhevahire Abdullahu, Shpresim Azemi, Besnik Hyseni dhe Luan Jaha, regjisorja Stærmose ka krijuar një film mahnitës në rrafshin kinematografik e mbërthyes në rrafshin emocional, dhe një portret kolektiv të një gjenerate të tërë të të mbijetuarve, i cili menjëherë tërheq paralele me të gjithë fëmijët e kapur nga luftërat sot.
Filmi është prodhuar nga “Magic Hour Films”, në bashkëprodhim me “Kabineti” nga Kosova, “Vilda Bomben Film” nga Suedia dhe “Bufo” nga Finlanda, me përkrahjen e Institutit Danez të Filmit, Qendrës Kinematografike të Kosovës, Institutit Suedez të Filmit, Fondacionit Finlandez të Filmit, AVEK, Yle dhe Fondacionit “Fritt Ord”, thuhet tutje në njoftim./Katror.info