Yjet e filmit të ri tashmë të shumëpritur Barbie, si Margot Robbie, Issa Rae e America Ferrera iu bashkuan regjisores Greta Gerwig dhe shumë personaliteteve të tjerë në gostinë që u organizua për nder të këtij filmi në Sydney. Gostinë e organizoi Vogue.
Ato u mirëpritën atje nga një numër i madh fansash.
Margot me këtë rast u paraqit me fustan ngjyrë rozë Versace.
Këtë fustan që është Atelier Versace për vjeshtë i punuar në vitin 1994, për herë të parë e veshi muza e Versace Brandi Quinones, dhe më pas edhe Claudia Schiffer.
Claudia atë e prezantoi gjatë javës së modës Gianni Versace Haute Couture në Paris, po ashtu këtë vit.
Aktorja Ferrera nuk pati të veshur fustan rozë në këtë gosti, megjithatë gjatë turit për prezantim të filmit siç ka thënë ajo do të veshë disajne me këtë ngjyrë.
Ajo u paraqit atje me këtë kostum të zi Dolce and Gabbana, nga koleksioni për vjeshtë 2023.
America Ferrera është trup shkurtër, ndërkaq ky disajn e bëri të duket më e gjatë.
Issa Rae pati të veshur fustan nga Givenchy ngjyrë rozë, e Greta Gerwig nga brendi Vampire’s Wife.
Filmi “Barbie” do të shfaqet premierë me 9 korrik 2023 në Los Angelos, ndërkaq në kinematë amerikane u planifikua të shfaqet nga data 21 korrik. Në këtë film paraqitet një kastë e gjerë aktorësh, në mesin e tyre edhe ylli i muzikës Dua Lipa./Katror.info