Filmi i metrazhit të gjatë “Era” i regjisores Parta Kelmendi ka nisur udhëtimin e tij ndërkombëtar me pjesëmarrjen në Brooklyn Film Festival.
Për këtë ka njoftuar vetë regjisorja dhe skenaristja e filmit, Parta Kelmendi. Me këtë rast, ajo ka falënderuar ekipin dhe të gjithë ata që dhanë kontribut për realizimin e këtij projekti.
“Era po shkon në New York – Brooklyn Festival.
Faleminderit nga zemra gjithë ekipit të mrekullueshëm që e solli këtë film në jetë — aktorëve, bashkëpunëtorëve, miqve dhe çdo njeriu që dha zemrën në këtë projekt.
‘Era’ po nis udhëtimin e saj ndërkombëtar dhe stacioni i parë është Brooklyn.
Premiera më 2 qershor 2025, ora 20:00! Na ndiqni — rrugëtimi sapo ka filluar!”**, ka shkruar Kelmendi në Instagram.
Ngjarja e filmit përcjell dramën e viteve të 90-ta në Kosovë, kur populli i Kosovës ballafaqohej me ndjekjet dhe largimet masive nga puna.
Përmes personazhit kryesor Era, trajtohet jo vetëm ngjarja, por edhe psikologjia dhe ndikimi i tjetërsimit të vlerave kulturore dhe njerëzore të asaj kohe.
Filmi u xhirua me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe të Qendrës Kinematografike të Maqedonisë së Veriut.
Skenariste dhe regjisore është Parta Kelmendi, ndërsa producente e filmit është Afërdita Saraçini Kelmendi./21Media /Katror.info
Përgatiti:
