Filmi kandidat për çmimet “Oscars” “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, me regji e skenar të Gentian Koçit vjen në kinema.
Regjisori i ri për herë të dytë në këtë ngjarje, rrëfen ‘paskuintat’ e historisë së dy binjakëve me aftësi ndryshe që humbasin çdo kontakt me botën.
Është kandidatura e Shqipërisë në “Oscars 2023”. “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” me regji e skenar të Gentian Koçit, pas premierës botërore në Festivain Ndërkombëtar të Tallin-it (Tallinn Black Nights Film Festival, PÖFF), vjen në kinematë e Tiranës.
Filmi është dedikim për babain e tij. Për regjisorin kjo është hera e dytë që merr pjesë në këtë ngjarje, pas sprovës me “Dita zë fill”, thotë regjisori e skenaristi Gentian Koçi.
Historia e dy binjakëve që nuk dëgjojnë, e më pas humbasin gradualisht edhe kontaktin vizual me botën, duke shpalosur dramën e sfidat e personave me aftësi ndryshe, sjell në Shqipëri dy aktorët binjak monozigot Rafael and Edgar Morais nga Portugalia, të cilat regjisori i përzgjodhi përmes një konkursi ndërkombëtar që e mbajti gjatë kohës së izolimit pandemik, shkruan Shqiptarja.
Dy aktorët kanë kaluar mbi 6 muaj duke u trajnuar për gjuhën shqip të shenjave, deri në verë të 2021 kur do të nisnin dhe xhirimet. E rrëfejnë se zgjedhja që të dy të luajnë si vëllezër binjak, vjen për shkak të skenarit, e ndjeshmërisë që autori ka treguar në trajtimin e tij.
Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, që u shpall fitues në garën dhe me të tjera prodhime kinematografike është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë).
Është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, RTSH, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës./Katror.info