Filmi shqiptar ‘Nëntori i Ftohtë’ me regji të Ismet Sijarinës nga sot ka filluar të shfaqet në Netflix.

Lajmi është bërë i ditur nga aktori Fatmir Spahiu, i cili ka një prej roleve kryesore në këtë film.
“Nje lajm i mire per mua dhe per te gjithe, regjisorin, bashkepunetoret, bashkeproducentet. Nje projekt i prodhuar dise vite me pare, me shume mund e sakrifice. Projekt i cili pasqyroj sakte dramen njerzore te nje njeriu i cili ndodhej ne mes dy zgjidhjesh, dyjat te gabuara. Projekt ky qe mijera shikuesve neper bote ju beri te qarte vitet e fillimit te apart’heidit kosovar. Film ky qe na beri krenare ne shume festivale boterore, duke nisur nga San Sebastian Film Festival, Zurich Film Festival, e deri tek Selaniku, e keshu me radhe,” ka shkruar Spahiu në Facebook për të shtuar:
“Film qe na solli plot cmime e plot momente krenarie. “Nentori i Ftohte” i regjisorit dhe koproducnetit Ismet Sijarina nga sot mund te shihet ne NEFLIX. Lezet pas shume vitesh me ju rikthy keti filmi edhe nje here. Falemnderit bashkepunetorve. Shikim te kendshem.”
Filmi “Nëntor i Ftohtë”, është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me Albasky Film, Audiohaus dhe Ikonë. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Në rolet kryesor paraqiten aktorët: Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu Bufi l, Adriana Matoshi, Emir Hadzihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli. Skenarin e kanë shkruar Arian Krasniqi e Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie: Sevdije Kastrati. Montazher: Vladimir Pavlovski; muzika: Jericho; producent: Fatmir Spahiu. Regjia: Ismet Sijarina.Tematika e filmit të regjisorit “Nëntori i ftohtë” është një ngjarje e cila zhvillohet në fillim të viteve 90-të, në kohën e Qeverisë Jugosllave e cila e anuloi autonomin e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës./Katror.info