Filmi shqiptar ‘Aroma e trëndafilit të kuq’ ka fituar edhe një çmim tjetër në Festivalin e Filmit në Vjenë të Austrisë.
Filmi është me skenar dhe regji nga Aurel Naqi dhe do të bëjë ndalesën e radhës në edicionin e 27-të të festivalit të filmit në Filadelfia, ku konkurron për dy çmime: Drama dhe aktorja më e mirë.
Ndërsa në festivalin e filmit në Lindenhurst konkurron për 6 çmime përfshirë, aktorja dhe drama me e mire.
Gjithashtu filmi do te marr pjese edhe në dy festivale të rëndësishme në muajin tetor:
-Louisville International Film Festival
-ARPA International Film Festival
Filmi do të përfundojë garën e festivaleve në pranverë dhe më pas do të vijë për publikun shqiptar.
Pak nga filmi
Lumturi, ankth dhe një histori dashurie që i zhvillon personazhet drejt një fundi të lumtur, që nuk dihet nëse do ta gjejnë.
Është romanca “Aroma e trëndafilit të kuq”. Një realizim shqiptar që sjell për herë të parë ndjenjat mes dy vajzave në dashuri me njëra-tjetrën.
Fiori është një shitëse lulesh në një qytet provincial, ndërsa Era, një punonjëse librarie. Të dyja krijojnë një ndjenjë të forte, kur Era ndalon krejt rastësisht në dyqanin e luleve.
Miqësia forcohet në një udhëtim, kur Fiori ofrohet ta ndihmojë të zbulojë bukuritë e revierës. Pjesa tjetër është një histori dashurie plot ndjenjë dhe sensualitet, që nuk dihet si do të përfundojë, përderisa zhvillohet në një ambjent mashkullor, ku seksualiteti ekziston vetëm mes gjinive të ndryshme./Katror.info