Filmi i suksesshëm i kinematografisë kosovare “Zgjoi”, vazhdon të shfaqet nëpër kinematë evropiane.
Filmi i cili u nominua për Oscars, së fundmi do të shfaqet në Linz të Austrisë, më 26 nëntor.
Filmi “Zgjoi” shfaqet me 26 nëntor 2022, duke filluar nga ora 15:00 në “Tabakfabrik”.
“Zgjoi”, është i bazuar në historinë e Fahrije Hotit, pasqyron vështirësitë që gratë e Krushës kaluan gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Filmi me regji të Blerta Bashollit, hyri gjithashtu në listë të ngushtë për ta fituar çmimin “Oscars”./Katror.info