Europa League këtë sezon do të përfundojë me një finale krejtësisht angleze. Manchester United dhe Tottenham Hotspur kanë siguruar finalen e 21 majit, pasi kanë kaluar gjysmëfinalet.
Të enjten United ka mposhtur skuadren spanjolle Athletic Bilbao me rezultat 4-1, ndërsa Tottenham ka fituar kundër Bodo/Glimt me rezultat 0-2.
Në “Old Trafford”, Manchester United ka arritur të shënojë katër herë duke fituar me rezultat të përgjithshëm 7-1.
Skuadra spanjolle ka kaluar e para në epërsi në minutën e 31-të me golin e Jauregizar. Megjithatë, në pjesën e dytë, United ka reaguar. Mason Mount e ka barazuar rezultatin në minutën e 72-të dhe më pas Casemiro ka shënuar për 2:1 në të 80-tën pas një aksioni të organizuar nga Bruno Fernandes. Rasmus Hojlund ka shënuar golin e tretë në minutën e 85-të pas asistimit nga Amad Diallo, ndërsa në kohën shtesë, Mount ka realizuar edhe golin e katërt për skuadrën (90+2’), duke vulosur triumfin, shkruan RTK.
Në sfidën tjetër, Tottenham ka fituar si mysafir në Norvegji ndaj Bodo/Glimt me rezultat 0:2, pas fitores 3-1 në Londër. Fillimisht Solanke e ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 61-të dhe më pas Pedro Porro e ka vulosur fitoren në minutën e 69-të./Katror.info