Fiona Konxheli ka përfunduar me sukses Kursin Ndërkombëtar për Gjyqtarë të Gjimnastikës Ritmike – International Judges Course (XVIII Cycle), të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (FIG).
Si rezultat i këtij kursi, Konxheli është çertifikuar si gjyqtare e parë ndërkombëtare e Federatës së Gjimnastikës së Kosovës në disciplinën e gjimnastikës ritmike, duke fituar të drejtën për të gjykuar në gara ndërkombëtare në nivel global.
Kursi u zhvillua në Budva, Mal i Zi, nga 9 deri më 12 shtator 2025, duke përfshirë një program intensiv me ligjërata teorike dhe ushtrime praktike. Provimi zyrtar u mbajt më 11 shtator, të cilin znj. Konxheli e kaloi me sukses.
Ky çertifikim konsiderohet një arritje e rëndësishme për zhvillimin e gjimnastikës ritmike në Kosovë dhe kontribuon në fuqizimin e kapaciteteve profesionale të Federatës së Gjimnastikës së Kosovës./Katror.info