katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Prishtina zgjeron rrjetin e kamerave të sigurisë me 600 pajisje të reja
    21 hours ago
    Takim në Gjenevë për draft-planin amerikan për paqen në Ukrainë
    21 hours ago
    Situata me buxhetin, Përparim Rama sot mban konferencë për media
    21 hours ago
    Bishtazhini nis përgatitjet për Betlehemin e gjallë
    21 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Zëri që s’futet në kornizë: Një natë për Skënder Sherifin në Bruksel
    2 days ago
    UP hap thirrjen për bursa master dhe për programin e Arteve
    3 days ago
    Plani i Rritjes shihet si hapja e tregut evropian për qytetarët e Ballkanit
    3 days ago
    ‘Kthimi i trurit’, profesorë me renome i bashkohen UP-së
    3 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha dhe invazioni i vajzave shqiptare në muzikën botërore
    1 day ago
    Granit Musliu nderohet me çmimin prestigjioz “Kunstförderpreis 2025” në Bavari
    3 days ago
    Grok i Elon Musk-ut thotë se ai është më i fuqishëm se LeBron James dhe më i zgjuar se da Vinçi
    3 days ago
    Johann Wadephul: Jam fans i Dua Lipës
    4 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    3 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    4 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    4 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 month ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Portokalli të mirat dhe përfitimet që i sjell shëndetit
    3 days ago
    Tartë me dardha, mjaltë dhe djathë gorgonzola
    4 days ago
    Benefitet e lëngut të shegës
    5 days ago
    Si ndikon në trupin tonë nëse konsumojmë xhinxher për 30 ditë?
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    “Stambolli i maceve”: Qyteti ku macet sundojnë rrugët
    4 days ago
    Nauru, vendi pa kryeqytet zyrtar
    4 days ago
    Pse duhet të eksploroni Evropën në dimër?
    5 days ago
    Sezoni i “fshehtë” i Evropës po zhduket
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Fjalori i madh” me rreth 120 mijë fjalë, fotografim i shqipes deri më 2030
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

“Fjalori i madh” me rreth 120 mijë fjalë, fotografim i shqipes deri më 2030

Last updated: 30/05/2024 11:59 AM
174 Shikime
Shpërndaje
Foto: A2 CNN

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe” është në hapat e fundit të punimit dhe këtë fundvit Akademia e Shkencave pret që lexuesit do të munden ta konsultojnë atë nga interneti.

Në një intervistë për RTSH, Prof Shezai Rrokaj, pedagogu dhe zv.kryeredaktori i Fjalorit, tha se fjalësi i grumbulluar deri tani i ka kaluar pritshmëritë duke arritur trefishin e fjalorëve ekzistues, apo gati 120 mijë fjalë.

“Fjalori do të jetë i gatshëm fillimisht ‘online’ në fund të këtij viti, ndërsa vitin që vjen është menduar të dalë varianti i shtypur i fjalorit. Përkundër parashikimit prej 90 mijë zërash, do të jetë shumë më i madh se kaq, deri 120 mijë fjalë,” tha z. Rrokaj.

Mundesh me e lexu edhe...

Zëri që s’futet në kornizë: Një natë për Skënder Sherifin në Bruksel

Të martën u zhvillua një nga mbledhjet periodike për të parë afatet e punimit. Qershori është caktuar si muaji përfundimtar i hartimit në tërësi të fjalorit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Puna do të dorëzohet më tej në kompjuter për të parë si mund të unifikohen emërtesa të caktuara të njësive që janë pjesë përbërëse e Fjalorit të ideuar nga dy akademikët e shquar, akademik Jani Thomai, shumë i vlerësuar në fushën e leksikologjisë dhe leksikografisë, bashkë me akademik Valter Memushaj.

“Kanë punuar rreth 200–300 punonjës shkencorë të niveleve të ndryshme. Fillimisht u mor i gjithë materiali i grumbulluar në Institutin e Albanologjisë dhe fjalorët e prodhuar herë pas here, që nga Fjalori i 1954, 1980, 2002, 2004, 2006, 2020, apo edhe fjalorë dialektorë, terminologjikë. Është parë në terren për fjalët e fundit, të cilat nuk i përjashtojmë dot për aq kohë sa i përdorin folësit. Një pjesë e tyre kanë zënë shtrat në gjuhën shqipe. Për fjalorin punon një qendër në Prishtinë te Instituti Albanologjik, një grup në Kalabri dhe 7 grupe te ne, pra rreth 40 punonjës shkencorë nën drejtimin e profesor Thomait,” shpjegoi akademiku Rrokaj.

Qëllimi i këtij fjalori, sipas profesorit, nuk është të jetë i përsosur, por i përshtatshëm për gjithë qenien që përfaqëson gjuha shqipe sot, në të gjitha trevat.

“Kështu bëjmë një prerje apo fotografim të gjuhës shqipe në vitet 2000–2030. Ky është fjalor i gjuhës standarde shqipe, normativ, jo i të gjithë gjuhës shqipe, i cili do të ishte shumë më i madh,” tha ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në Fjalorin e madh do të ketë një pjesëmarrje të madhe të fjalësit nga gegërishtja, si “një detyrim ndaj fjalësit jashtëzakonisht të madh që vjen nga gegërishtja”.

“Dialektet janë përrenjtë që ushqejnë lumin dhe lumi ushqen detin. Çdo gjë që është e nevojshme, e veçantë do të përfshihet. Rreth 20–25 mijë fjalë janë nga gegërishtja” deklaroi Rrokaj.

Historia e gjuhëve është histori e marrëdhënieve dhe në Fjalorin e ri do të ketë fjalë të huaja, të cilat përdoren nga folësit. Por “duhet të ruhemi nga përdorimi i fjalës së huaj kur e kemi në gjuhën amë”, këshilloi akademiku./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pema më e shtrenjtë e Krishtlindjes gjendet në Abu Dhabi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Moti sot në Kosovë – pritet të bie borë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Reuten: Pasi zgjedhjet lokale u kryen, BE-ja t’ia heqë masat Kosovës
TAGGED:120 mije fjaleFjaletfjalori i madhGjuha Shqipalajme të miratop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Po vazhdon restaurimi i aseteve të trashgëmisë kulturore
Artikulli i ardhshëm Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

53 Shikime
Lajme

KQZ gati të dërgojë kërkesën buxhetore për zgjedhjet e 28 dhjetorit

31 Shikime
Sporti n'Katror

Superliga rikthehet sot me dy superduele

37 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?