katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Rinis verifikimi i votave në Mitrovicën e Jugut
    13 hours ago
    Kosova nikoqire e Simpoziumit të Akademive Ushtarake
    14 hours ago
    KQZ-ja rifillon verifikimin e rezultateve në Mitrovicë nga ora 16:00
    16 hours ago
    KQZ: Përmbyllet verifikimi i rezultateve në 15 Qendra Komunale të Numërimit
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon pushimi i lehonisë në punësimin e grave në Kosovë?
    8 hours ago
    “Postcards from Nowhere” – ekspozita që sjell artin dhe aktivizmin në zemër të Prishtinës
    17 hours ago
    Kosova i bashkohet rrjetit ndërkombëtar shkencor Fripon
    22 hours ago
    “HANA” me premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Goa
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kopertina më e shtrenjtë e një albumi në histori – portreti legjendar i David Bowie
    18 hours ago
    Dua Lipa mes tifozëve në përballjen legjendare Boca–River në La Bombonera
    2 days ago
    Dritat që ndriçojnë nga Kosova në botë – Rita Ora dhe fuqia e zërit që kapërcen kufijtë
    3 days ago
    Arsi Bako fituese e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    1 week ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    7 days ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    6 days ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    1 week ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse këto qytete evropiane janë emëruar më të mirat në botë?
    16 hours ago
    Liqeni që në verë kthehet në një mozaik me pika
    21 hours ago
    Gejzeri Fly – mrekullia që rastësisht u krijua nga njeriu
    2 days ago
    Morton, qyteti që kthehet në portokalli çdo vjeshtë
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Flautistja dhe kitaristi shqiptarë, zbërthejnë traditën spanjolle
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Flautistja dhe kitaristi shqiptarë, zbërthejnë traditën spanjolle

Last updated: 17/01/2024 12:08 AM
170 Shikime
Shpërndaje
Foto: Barabar Centre

Dyshja Nina Shala në flaut dhe Drilon Çoçaj në kitarë kanë thurur tingujt për këngët tradicionale spanjolle. Kombinimi i dy instrumenteve në skenën vendore ka sjellë natyrën e muzikës flamengo. Pozicioni i kitarës është i padiskutueshëm si instrument tradicional i muzikës spanjolle. Flauti i ka zëvendësuar vargjet e këngës. Vijën melodike në secilën pjesë e ka bërë më të theksuar.

Në qendrën “Barabar” në kryeqytet, tingujt romantikë erdhën me harmoninë e dy instrumenteve muzikore. Po aq qenë edhe kontrastet që i distancojnë ato në ngjyrën e natyrën e tingujve, përcjell Radio Plus.

Një fragment nga opusi i vallëzimeve spanjolle ka shpërfaqur universin muzikor të kompozitorëve të mëdhenj. Por pjesët e luajtura nga dyshja kanë qenë versione unike.

Mundesh me e lexu edhe...

Kosova nikoqire e Simpoziumit të Akademive Ushtarake

Ambientin unik në katin e katërt të hotelit “Grand” me dekore minimale e mure të zhveshura, dyshemenë prej betoni, ka kohë që e plotëson arti. Tingujt e kanë bërë atë poetik. Vetë koncerti ka qenë i tillë. Ani pse vargjet janë zëvendësuar me meloditë e flautit. Kanë jehuar në ambientin e ftohtë të qendrës kulturore, për çka instrumentistët kanë thënë se në një të tillë nuk kanë luajtur më parë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këngët popullore spanjolle të kompozitorit Manuel de Falla kanë zbërthyer tingujt kontrovers pasi vijnë nga vende të ndryshme të Spanjës. Me “El pano moruno”, “Asturiana”, “Jota”, “Nana”, “Cancion” e “Polo” është përcjellë një pjesë e xhevahireve të kësaj kulture.

Kitaristi Drilon Çoçaj ka thënë se kitara e ka natyrshmërinë dhe se stili i instrumentit e nxjerr me krenari flamengon si kulturë tradicionale të këtij vendi.

“Është muzikë e bukur, është muzikë popullore tradicionale, por, në anën tjetër, kitara është instrument shumë popullor, sikur tek ne çiftelia. Kompozitorët zakonisht shkruajnë shumë vepra për kitarë. Ky është aranzhim për kitarë dhe flaut, por mund të luhen edhe në shumë versione të tjera. Janë shtatë këngë të ndryshme që këndohen për zë, por kësaj here ne e luajtëm me kitarë dhe me flaut. Kitara është ajo tradicionalja që e ka prejardhjen nga Spanja”, ka thënë Çoçaj.

Sipas tij, vetë natyra e instrumentit bën që muzika të tingëllojë bukur edhe krahas instrumenteve të tjera frymore a me tela, por edhe me vokal.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dyshja ka shkuar përtej literaturës së shkruar për kitarë e flaute. Ka përshtatur veprat origjinale spanjolle duke i aranzhuar për dy instrumentet.

Të tilla kanë qenë “Danza Espagnola nr.11” e kompozitorit Enrique Granados. Mjeshtërinë në nota muzikore dyshja e ka shprehur edhe në interpretimin e “Les Sauvages” të francezit Jean-Philippe Rameau.

Pjesa tjetër nga ky kompozitor – “Les Tendres Plainetes” – ka qenë interpretim më i gjallë krahasuar me arien “Sonata K. 32” të italianit Domenico Scarlatti. Kjo e fundit ka qenë më melankolike në tinguj të zgjatur të flautit dhe ata minimalë të kitarës.

“Ne po mundohemi sepse repertori i kitarës me instrumentet e tjera është i harxhuar, i konsumuar. U bë pak bozë, si themi. Për atë arsye jemi munduar të bëjmë aranzhime të reja që t’i sjellim publikut risi. Janë vështirësitë e veta, por gjithmonë duke pasur parasysh natyrën e instrumentit tjetër dhe limitin”, ka thënë kitaristi Çoçaj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Repertori nuk ka qenë i ri për publikun, por ka pasur disa ndryshime në të.

“Ne mendojmë të vazhdojmë edhe jashtë Kosovës me koncertet e radhës që i kemi. Me këtë repertor dhe me ata pak më ndryshe kemi mbajtur disa koncerte në Shqipëri dhe në qytetet e Kosovës. Repertori i ri ka disa ndryshime dhe mendojmë shumë shpejt, edhe tash që e kemi shumë më lehtë të depërtojmë më në fund”, ka treguar kitaristi Drilon Çoçaj pas koncertit.

Këngët e krijuara qysh në fillimet e shekullit të kaluar u këndojnë dashurisë nëpër etapa të ndryshme. Dyshja e ka bërë të qartë kalimin nga kënga në këngë duke lidhur një pas një këngët harmonike e ato melankolike.

Janë tejet të këndshme për t’u dëgjuar. Vetë dyshja është parë duke e shijuar çdo melodi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në “Danza Espagnola nr. 5” të kompozitorit spanjoll Granados vija ritmike determinohet nga flauti. Ngjan se kërkon qasje delikate. “Les Sauvages” shkon duke kulmuar me rritjen e tonit të flautit ndërkohë që është dominuese tërheqja e telave të kitarës. Në “Bachianas Brasileiras nr.5” tingujt ndjekin njëri-tjetrin me ritëm të shpejtë.

Flautistja Nina Shala e ka konsideruar kombinimin e dy instrumenteve si tejet të bukur në tingull.

“Ka shumë duo për flaut dhe kitarë, ka edhe sonata të mëdha që janë të shkruara nga kompozitorët e mëdhenj. Si duo është shumë kombinim i bukur”, ka thënë Shala.

Ata synojnë të vazhdojnë rrugëtimin me të njëjtin repertor edhe jashtë vendit.

“Ne për herë të parë kemi marrë pjesë në ‘DAM fest’, më pas në Lezhë kemi mbajtur një koncert. Ky është i treti që e kemi bashkë dhe mendojmë të vazhdojmë tutje edhe jashtë Kosovës”, ka thënë flautistja Nina Shala, derisa ka treguar se programi ka qenë preferencë e përbashkët e dyshes.

Muzikën flamengo në stil unik dyshja do të vazhdojë ta kultivojë më tej duke e bërë të jehojë edhe në kulturat jashtë vendit./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rinis verifikimi i votave në Mitrovicën e Jugut
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ: Kompania sllovene merr përgjegjësinë për gabimin teknik në disa fletëvotime në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    E marta nis vranët, priten riga shiu
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Prokuroria urdhëron ndërprerjen e përkohshme të numërimit në Mitrovicë
TAGGED:flautKitareKosovamuzikantemuzikepeopleSpanjetop

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Limoni dhe kanella – arsyet e përdorimit që mbase nuk i keni ditur
Artikulli i ardhshëm Ekspertët gjermanë të turizmit: Istria është shumë e shtrenjtë, zgjidhni Vlorën në Shqipëri

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Kopertina më e shtrenjtë e një albumi në histori – portreti legjendar i David Bowie

16 Shikime
Sporti n'Katror

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e radhës para sfidës me Slloveninë

14 Shikime
Lajme të mira

Kosova i bashkohet rrjetit ndërkombëtar shkencor Fripon

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?