Fondacioni FLOSSK ka mbajtur takimin e parë të kontribuesve për konferencën Software Freedom Kosova (SFK) 2025, duke shënuar nisjen zyrtare të përgatitjeve për një prej ngjarjeve më të mëdha të teknologjisë në vend.
Takimi u zhvillua në Prishtina Hackerspace dhe mblodhi bashkë anëtarë të komunitetit për të diskutuar programin e konferencës, listën e folësve dhe idetë për pasurimin e përmbajtjes. Temat kryesore përfshinë teknologjitë e hapura (open source), inteligjencën artificiale (AI), mësimin makinerik (ML) dhe projektet open hardware.
Përveç diskutimeve, pjesëmarrësit shfrytëzuan edhe hapësirën e jashtme të Hackerspace për të kaluar një pasdite të këndshme, pavarësisht temperaturave të larta.
Takimi i ardhshëm pritet të mbahet në fillim të shtatorit. FLOSSK fton të interesuarit të bashkohen çdo të mërkurë nga ora 17:00 në Prishtina Hackerspace, ose të kontaktojnë në [email protected] për të qenë pjesë e organizimit./Katror.info