Pas 14 vitesh zhvillim, kompania Samson Sky më në fund ka bërë fluturimin e parë me makinën e saj fluturuese sportive Switchblade.
Në thelb është një makinë me tre rrota me krahë të palosur që ka patentë rrugore dhe mund të ecë me 200 km/h, por kur krahët shpalosen me shtypjen e një butoni, bëhet një avion që mund të transportojë dy udhëtarë në ajër në një shpejtësi prej 320 km/h.
Testi i parë i fluturimit u zhvillua në aeroportin Grant Country në Moses Lake, Washington, ku Switchblade fluturoi në një lartësi prej 150 m dhe pas një rrethi të shkurtër u ul i sigurt në pistë 6 minuta më vonë.
Samson Sky thotë se ka marrë rreth 2,300 rezervime nga 57 vende të ndryshme për Switchblade, dhe blerësit e interesuar do të paguajnë 170,000 dollarë për të.
Switchblade përdor një sistem motorik hibrid që funksionon me gaz 91 oktan dhe ofron deri në 805 km distancë me një rezervuar të plotë karburanti prej 125 litra.
Duke qenë se nuk është një avion me ngritje vertikale, i duhet një pistë 335 metra e gjatë, që natyrisht përjashton mundësinë e parkimit të tij në rrugën para shtëpisë tuaj. /Katror.info