Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) fton qytetarët të gjithë të marrin pjesë në “Ditën e Hapur” që do të mbahet me rastin e Ditës së Forcës, më 27 nëntor, nga ora 09:00 deri në 14:00.
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 09:30, do të jenë të pranishëm udhëheqës të lartë shtetërorë, mysafirë dhe ambasadorë të vendeve mike. Qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e FSK-së në Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan.
Gjatë kësaj dite, vizitorët do të kenë mundësinë të shohin kapacitetet ushtarake të ekspozuara në kazermat e Forcës, duke u njohur më nga afër me organizimin dhe pajisjet e saj./Katror.info











