Po ofrohet data e njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme: Forumi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.
Më 22 mars, në Kranjska Gora, mbi 80 biznese do të jenë pjesë e këtij forumi, ku do të kenë mundësi edhe për takime kokë më kokë njëra me tjetrën, si pikënisje për suksese të reja.
Në forum do të marrë pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe U.d i drejtorit të KIESA-s, Zef Dedaj.
Nga qeveria sllovene do të marrë pjesë ministri i Ekonomisë, Turizmit dhe Sportit, Matjaž Han, si dhe drejtori i Agjencisë SPIRIT, Rok Capl.
Oda Sllovene e Bizneseve, si bashkë-organizatore e këtij forumi, ka kënaqësinë që të ju ftoj të aplikoni për të marrë pjesë në këtë forum.
Detajet për regjistrimin dhe pjesëmarrjen mund t’i gjeni në këtë link.
Më shumë informata, mund t’i gjeni edhe në linkun e videos së bashkangjitur. /Katror.info
Përgatiti:
