Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportite ka hapur ekspozitën “Tenda e takimit e një oborri” në galerinë e saj. Kjo ekspozitë rreshton 21 fotografi të Pietro Marubit, të kuruara nga Luçjan Bedeni, e të cilat shfaqin shqiptarë në veshje tradicionale në vitet e 80-ta.
Ekspozita do të mbetet e hapur deri më 1 prill dhe vjen si pjesë e kalendarit kulturorë të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ekspozita “Tenda e takimit e një oborri” e hapur mbrëmë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, nxjerr në pah fotografitë e Pietro Marubit. Kuruar nga Luçjan Bedeni, ekspozita shërben si një dëshmi mbi rëndësinë historike dhe kulturore të një arkivi me materiale origjinale.
Në galeri janë të ekspozuara 21 imazhe të cilat i përkasin fillimeve të para të themelimit të studios Marubi, të cilat zbulojnë personazhe e veshje tradicionale të Shqipërisë së viteve të 80-ta. Pika e përbashkët e imazheve mbetet oborri, pikënisja ku Marubit filloi veprimtarinë e tij”. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka hapur mbrëmë ekspozitën “Tenda e takimit e një oborri” në galerinë e saj. Kjo ekspozitë rreshton 21 fotografi të Pietro Marubit, të kuruara nga Luçjan Bedeni, e të cilat shfaqin shqiptarë në veshje tradicionale në vitet e 80-ta. Kjo ekspozitë do të mbetet e hapur deri më 1 prill dhe vjen si pjesë e kalendarit kulturorë të Kosovës dhe Shqipërisë