katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    3 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    4 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    3 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    4 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    4 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    4 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    19 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    19 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    19 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: France 24: Shqipëria mund të përjetojë të njëjtin bum si Kroacia
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

France 24: Shqipëria mund të përjetojë të njëjtin bum si Kroacia

Last updated: 25/12/2022 9:24 AM
187 Shikime
Shpërndaje
Foto: RAH

“France 24” i ka dedikuar Shqipërisë një reportazh me titull “Shqipëria, destinacioni i ri turistik”. Artikullin e ka publikuar në Facebook kryeministri shqiptar Edi Rama i cili shkruan se ky reportazh për Shqipërinë e bregdetit dhe të kulturës u dha si një dhuratë fundiviti për publikun francez që ata të mendojnë t’i bëjnë pushimet e sezonin tjetër këtu.

“Një destinacion i injoruar për shumë kohë, Shqipëria kombinon kulturën dhe bregdetin, e ofron një alternativë ekonomike të plazheve të famshme greke. Një destinacion ende i panjohur mirë, por që nuk do të mbetet i tillë për shumë kohë,” shkruan France 24.

Në pamje të parë, ky vend ka tendencën të ngjallë pak mosbesim, nga disa filma me klishe të vjetëruara që e tregojnë vendin si jo të sigurtë e jomikpritës për të huajt, në sfondin e mafies dhe trafikimeve. Por surprizohesh kur mbërrin në aeroportin e Tiranës. Jo vetëm që standardet ndërkombëtare janë mëse të respektuara, por përkundrazi, asgjë nuk ndryshon nga mbërritjet në fqinjin italian, për shembull.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Tirana si fillim, kryeqyteti shqiptar që është në fazën e metamorfozës dhe është kryeqyteti i rinisë për vitin 2022, ofron një panoramë shumë moderne me ndërtesat e saj të reja, por edhe ndërtesat e saj historike si bashkia e qytetit, me stilin e kohës së Musolinit, si dhe xhamia e saj mijëravjeçare që ia vlen të vizitohet. Ky qytet që harmonizon stilin osman dhe atë sovjetik, ofron një mori ngjyrash pastel.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në qendër, sheshi i famshëm Skënderbej është një pikënisje e mirë për të çelur atmosferën. Një shëtitje natën, për shembull, do t’ju tregojë të gjithë vrullin e kryeqytetit shqiptar. Sheshi kryesor i Tiranës fitoi çmimin për hapësirën më të mirë publike në Evropë për vitin 2018.

Sipas kryetarit të bashkisë së Tiranës, të riut dinamik Erion Veliaj, këtu është menduar gjithçka për t’ua “lehtësuar jetën vizitorëve”. Vendi që doli nga komunizmi në vitin 1992 mban ende plagët e historisë së tij të dhimbshme. Diktatori Enver Hoxha, një  adhurues i Francës që kishte studiuar atje, e mbushi qytetin me një mori bunkerësh që janë ende të dukshëm dhe të hapur për publikun, si shenjat e një lufte të ftohtë, që shënjoi vendet e Ballkanit.

Shqipëria është një vend në Evropën Jugore, plot me atraksione turistike. E vendosur në bregdetin e Adriatikut, Shqipëria ka shumë plazhe me rërë dhe ofron vendndalime bregdetare të mirënjohura, si Durrësi, qyteti i dytë më i madh në vend, me 200.000 banorë dhe porti kryesor i vendit, që ndodhet vetëm 30 minuta nga Tirana, kryeqyteti.

Themeluar nga ilirët në vitin 627 para lindjes së Krishtit, Durrësi është një nga qytetet më të vjetra të Evropës. Amfiteatri romak i qytetit, i ndërtuar në shekullin e dytë para Krishtit, është një nga më të mëdhenjtë të Perandorisë Romake, që mund të mbajë deri në 20,000 spektatorë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vendosur në qendër të qytetit, ky amfiteatër është tashmë i rrethuar nga ndërtesa banimi, që së shpejti do të prishen, për të rishenjtëruar vendin.

Më në lindje të vendit, dy orë me makinë nga kryeqyteti, rekomandohet të vizitoni qytetin e Beratit, një qytet i shpallur trashëgimi botërore e UNESCO-s. Një qytet i famshëm për gurët e tij të vjetër dhe shtëpitë tipike. Berati quhet qyteti i një mijë dritareve, prej shtëpive të vjetra në shpatin e kodrës, ku dritaret duken kaq të shumëta, në një paletë ngjyrash që ngelin gjatë në memorie. Nga ura e qytetit mund të shihni një pamje panoramike të kësaj bashkësie arkitektonike, një nga më të bukurat në vend. Një qytet antik ku ndikimet osmane përqafojnë ndërtesat moderne. Për të mos u humbur në majë të qytetit, pas një shëtitjeje të bukur e të disniveluar, gjendet kalaja madhështore, që duhet eksploruar në këmbë.

Për të pushuar, Restorant Klea në majë të kodrës, do t’ju ofrojë një strehëz tepër paqësore. Aty është një gjyshe që gatuan pjatat tradicionale të vendit. Qoftet dhe musaka-ja e tyre janë mbresëlënëse!

Bérenger Thibaut, një francez që jeton këtu prej vitesh, është i bindur për pasuritë turistike të Shqipërisë. Drejtor i agjencisë së specializuar të pritjes së turistëve, “Holidays Albania”, ai vë bast për bumin turistik që pret Shqipërinë, dhe i këshillon francezët që të vijnë këtu përpara se turizmi masiv të pushtojë këtë vend ende të ruajtur mirë e kaq mikpritës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nëpërmjet agjencisë së tij, Hicham dhe Carole, një çift francez nga Lioni, erdhën për të vizituar Shqipërinë dhe Beratin në veçanti, duke zgjedhur formulën Autotour: “Ne jemi të pavarur dhe në liri të plotë. Jemi të lirë të qëndrojmë në një vend ose të ndryshojmë itinerarin sipas dëshirës tonë”.

Hicham vlerëson veçanërisht sensin e mikpritjes së shqiptarëve: “Unë jam me origjinë libaneze. Mendoj se ka shumë ngjashmëri në sjelljen e njerëzve. Është një vend shumë i bukur dhe t’a vizitoja më bëri të ndryshoj këndvështrimin tim”.

Por për të qëndruar aty, duhet të largoheni pak nga qyteti, të qëndroni në mes të natyrës, për shembull në Roshnik ngjitur me Beratin, te Agrista, streha e agroturizmit. Do të humbisni në vreshtat që i përkasin të njëjtës familje prej dekadash. Pronari qëndron i palëkundur në historinë e vendit si dhe në mënyrën e tij të të bërit raki, një pije vendase shumë e fortë që përmban 45% alkool, si dhe verën e tij. Pamja 360 gradë e maleve dhe fushave përreth është e mrekullueshme.

Një tjetër xhevahir historik i vendit, Gjirokastra, perla e fshehur e Ballkanit, e njohur zakonisht si qyteti i gurtë, me një arkitekturë unike në të gjithë botën, që daton që nga epoka osmane. Një tjetër perlë e njohur nga UNESCO që ia vlen të vizitohet. Mos e humbisni vizitën e kalasë së qytetit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pas kulturës, nisuni drejtë plazhit. Këtu, infrastruktura rrugore është e mirëmbajtur; autostrada do t’ju çojë në jug brenda një kohe të shkurtër, sepse për plazhet shqiptare ia vlen të devijosh. Nga Vlora e më tej, peisazhet të lënë pa frymë. Një rrugë spektakolare dhe madhështore përmes malit që zhytet drejt detit. Panorama madhështore që nuk kanë asgjë për të patur zili nga fqinji grek. Në det të hapur, do të shihni brigjet e ishullit të Korfuzit.

Një rrugë shpesh gjarpërueshe, që të jep mundësinë për të admiruar spektaklin e detit, që ndryshon me ritmin e dritës së pranishme kudo, përpara se të mbërrish në Dhërmi, ndër vendet e para bregdetare të zhvilluara në Shqipëri.

Vendosur në detin Jon, plazhi Sanur është një nga vendet më të preferuara. Atmosferë shik, beach bar-e moderne, pra asgjë për t’u patur zili nga Saint-Tropez, por me çmime shumë më të lira.

Mbi Dhërmiun, mos e humbisni qytetin antik. Gurët e vjetër i japin të gjithë qytetit një frymë Italiane. Në majë, qëndronte dikur një kishëz; ndërtesë tashmë e restauruar dhe e shndërruar në një hotel-butik luksoz: Zoé Hora. Këtu, gjen pak frymë nga Riviera Franceze.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pronari Laurens, i cili ka kryer studimet në Greqi përpara se të kthehej këtu për të krijuar këtë parajsë paqeje, donte të nxirrte në pah bukurinë e thjeshtë të vendit. Një vend disi diskret, me një pishinë marramendëse, një restorant e një kantinë shumë të mirë pajisur: Saint Emilion, Château Margot, Cristal Roederer… Luks në qetësi dhe diskrecion.

Dhërmiu është në fakt një përzierje e Ibizës me një fshat të vogël, tradicional e të largët: energji e re por edhe traditë. Për të qëndruar aty, Hotel Natali, që mban emrin e vajzës së vogël të pronarëve Tony dhe gruaja e tij Helen, është një hotel tipik familjar i cili i ofron pushuesëve dhoma të mëdha, me ballkone me pamje nga deti. Një vend që frekuentohet si nga turistët, po ashtu edhe nga shqiptarët, e që ofron një kuzhinë tipike vendase.

Në kthim, pak më larg, ndodhet fshati sharmant i Himarës dhe kalaja e saj e lashtë. Gurë të vjetër të bardhë që të kujtojnë Greqinë fqinje. Hardhitë zbukurojnë rrugicat e ndriçuara nga dielli. Disa shtëpi të braktisura i japin qytetit një bukuri të vjetër.

Me pak fjalë, Shqipëria mund të përjetojë të njëjtin bum turistik si fqinji kroat, sepse i ka të gjitha vlerat! Një vend që tërheq prej kohësh turistë që duan pushime ekonomike, sepse një nga avantazhet që ka, janë çmime e ulëta, por gjërat ndryshojnë. Në vitin 2021, 5.3 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë; i njëjti nivel me periudhën përpara Covid.

Shqipëria është padyshim destinacioni që duhet zbuluar, përpara se të zbarkojnë turistët masivisht. Një shenjë: grupi Accor dhe 65 milionë klientët e tij në mbarë botën do të hapin disa hotele aty. Një fushë kjo ende pak e zhvilluar në vend./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:France 24Shqiperiatop1tophome1udhe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm A e dini se buzëkuqi të mbron nga mikrobet?
Artikulli i ardhshëm 5 fakte për kangën festive “We Wish You a Merry Christmas”
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…

25 Shikime
Udhë

DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”

30 Shikime
Udhë

“Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare

25 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?