Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shpallur konkurs për pranimin e gjashtëdhjetë (60) ushtarëve aktiv nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Në një postim në rrjetet sociale, FSK thekson se “Fuqia jonë qëndron në dashurinë për atdheun” dhe fton të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të shërbejnë vendit të tyre të aplikojnë.
Të gjithë të interesuarit mund të gjejnë kushtet dhe kriteret e konkursit në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: https://mod.rks-gov.net/Page/16. Për informata shtesë, kontaktoni në numrat: 038-555584 5690 dhe 038-555584 5691 ose në email: [email protected].
FSK inkurajon të rinjtë që të bëhen pjesë e forcës dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës/Katror.info