Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të realizojë një stërvitje ushtarake më 15 nëntor 2025, në zonën e Gërmisë, në kuadër të planit të saj të rregullt stërvitor.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, e cila ka njoftuar qytetarët se gjatë kësaj dite do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren.
“Ju njoftojmë se FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim,” thuhet në njoftimin e komunës.
Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe kanë theksuar se stërvitja është e planifikuar dhe e zakonshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës. /Katror.info











