Fundjava mbi vendin tonë pritet të karakterizohet me mot të ftohtë dhe me reshje shiu e bore, kurse temperaturat do të lëvizin prej -5 deri në 4 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.
“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHK, transmeton Telegrafi.
IHK thotë se sipas ecurive sinoptike deri në dekadën e tretë të muajit parashihet që të kemi temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas dekadës së dytë kur dhe fillon stina e dimrit astronomik, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në kuptim të rënies së temperaturave dhe kushteve për reshje bore. /Katror.info