katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Kosova dhe Finlanda dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit
    9 hours ago
    Zyrtari i lartë i DASH telefonon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese
    11 hours ago
    Gazetarët e Kosovës trajnohen për raportim shëndetësor me fokus te pacienti
    12 hours ago
    Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova, Shqipëria dhe Turqia bashkë në trajnim të avancuar për kërkim dhe shpëtim urban
    9 hours ago
    Grante deri në 25 mijë euro për ndërmarrjet prodhuese për rritjen e efiçiencës së energjisë
    12 hours ago
    Fakulteti i Edukimit forcon partneritetin me UNICEF-in për iniciativa të reja arsimore
    13 hours ago
    BQK lanson Platformën për krahasimin e produkteve financiare
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rita Ora do të hap sezonin e ri të skijimit në Ischgl
    10 hours ago
    Gazetaria konstruktive: Antidoti që na duhet
    16 hours ago
    Sopranoja Ermonela Jaho rikthehet në TKOB për një mbrëmje unike
    16 hours ago
    Baleti Kombëtar i Kosovës hap sezonin e ri artistik me ‘Deadline’
    16 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
    17 hours ago
    Spotify lejon dëgjimin e çdo kënge falas
    2 days ago
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    7 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sa vezë duhet të hamë në ditë?! 
    2 days ago
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    6 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    6 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Shtatë nga rrënojat romake më magjepsëse në Mbretërinë e Bashkuar
    11 hours ago
    Një habitat unik ku natyra krijon mrekulli: Historia dhe sekretet e detit të vetëm pa bregdet
    12 hours ago
    Seuli vjen me “autobusin e parë ujor”!
    1 day ago
    Parisi, “pushton” udhëtimet e brezit të ri këtë vjeshtë!
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Fushë-Kosova me 30 mijë banorë më shumë që nga regjistrimi i fundit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Fushë-Kosova me 30 mijë banorë më shumë që nga regjistrimi i fundit

Last updated: 15/05/2024 9:08 PM
816 Shikime
Shpërndaje
Foto: Dukagjini

Të dhënat e deritanishme të ASK-së kanë treguar se numri i banorëve rezidentë të Fushë-Kosovës sivjet ka shënuar rritje prej afro 30 mijë banorësh, duke arritur në rreth 60.000 prej 34.827 sa kanë qenë në vitin 2011. Derisa kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e popullsisë, nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka thënë se këto statistika kanë qenë të pritshme

Numri i banorëve rezidentë në komunën e Fushë-Kosovës, bazuar në të dhënat e deritanishme të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), sivjet ka shënuar rritje prej afro 30 mijë banorësh, duke arritur në rreth 60.000 prej 34.827 sa kanë qenë në vitin 2011.

Derisa kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e popullsisë, nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka thënë se këto statistika kanë qenë të pritshme, shkruan Koha.net.

Mundesh me e lexu edhe…

Osmani ka bërë të ditur se gjysma e këtij numri të qytetarëve janë vendosur në Fushë-Kosovë nga pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës si edhe nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“E vërteta është që komuna e Fushë-Kosovës ka një shtim jo natyror. Nuk vijnë vetëm nga lindjet por edhe nga procesi i migrimit, që qytetarë të ndryshëm vendosën të jetojnë në Fushë-Kosovës për nevojat dhe qëllimet e tyre. Ndoshta nuk do ta quaja mbipopullim por është një qytet, një komunë e cila vazhdimisht po rritet. Për ne nuk është befasi ky numër i qytetarëve. Kemi pasur informacion edhe më herët, qoftë nga faturat e tatimit në pronë, qoftë nga faturat e shërbimeve që ne i ofrojmë për grumbullimin e mbeturinave dhe përafërsisht e kemi ditur se ky është numri i qytetarëve që pritet që do të regjistrohen në komunën tonë”, ka thënë ai.

E kjo rritje e popullsisë, Osmani ka thënë se do të ketë rol të rëndësishëm edhe në planifikimin strategjik. 

“Tani kjo statistikë është shumë e rëndësishëm për arsye se ne jemi duke e bërë planin zhvillimor për dhjetëvjeçarin e ardhshëm dhe kjo neve do të na mundësojë faktikisht që t’i atribuojmë edhe të gjitha planifikimet e nevojshme t’i bëjmë mbi bazë të parametrave që bazohen në bazë të numrit të qytetarëve”, ka thënë nënkryetari i Komunës. 

Ai ka përmendur disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e popullsisë, duke i numëruar në këtë mes pozitën strategjike të Fushë-Kosovës në raport me kryeqytetin dhe komunat e tjera.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Lidhet me aeroportin dhe stacionin hekurudhor, edhe me pjesët e zhvillimit. Por ne mendojmë se faktori kryesor që ka ndikuar është, të themi, niveli i shërbimeve që regjistron komuna, lehtësirat që ofron komuna edhe për qytetarët dhe bizneset, sepse duke qenë bashkëpunues me sektorin e bizneseve dhe sektorin ekonomik kanë ndodhur shumë investime. Janë hapur shumë biznese të reja, janë hapur shumë vende të reja të punës. Pjesa tjetër ka të bëjë me vetë faktin që në sektorin e ndërtimit ka ndjekur procedura dhe standarde që parashihen me ligj dhe të gjitha ndërtesat, objektet e reja, janë objekte që janë bërë me leje, janë pranuar, janë bërë pranimet teknike, qytetarët kanë mundur t’i vendosin emrat e tyre, t’i bëjnë nëse kanë nevojë edhe për nevojat e hipotekës, pra, në banka për financimin e aktiviteteve të tyre familjare dhe për investimet që i kanë në familje”, ka thënë Osmani. 

Por në ASK kanë thënë se rritja e numrit të banorëve në Fushë-Kosovë është rezultat i saktësisë së regjistrimit të të dhënave. 

“Ka një rritje të numrit të popullsisë në Fushë-Kosovë dhe kjo për shkak të cilësisë së të dhënave që lidhen me teknologjinë informative. Është evidente që komuna e Fushë-Kosovës do të ketë rritje të numrit të qytetarëve, arsyeja është se në regjistrimin e kaluar qytetarët kanë shkuar dhe janë regjistruar në vende prej nga vijnë dhe jo në Fushë-Kosovë. Ata janë regjistruar me letërnjoftim ku e kanë pasur vendbanimin e mëhershëm dhe në këtë regjistrim ne kemi pasur shumë kujdes që qytetarët e Kosovës të regjistrohen në vendbanimin e zakonshëm dhe në vendbanimin e përhershëm, që do të thotë se qytetarët e Fushë-Kosovës janë regjistruar aty ku i kalojnë 12 muaj gjatë vitit”, ka thënë Hazbije Qeriqi, zëdhënëse në ASK.

E demografi Sami Behrami ka theksuar se komuna e Fushë-Kosovës është shndërruar në pol tërheqës për popullsinë, shkaku i afërsisë së saj me kryeqytetin, Prishtinë. 

“Meqenëse është shumë afër Prishtinës, ndërsa dallimi ta zëmë, me u pajis me banesë, është shumë më i lirë ose zgjidhja e çështjes së banimit është shumë më e lirë se në Prishtinë dhe kjo është një prej shkaktarëve kryesorë, që popullsia ose njerëzit që emigrojnë prej viseve të tjera të Kosovës po e zgjedhin pikërisht Fushë-Kosovën si vendbanim edhe për punë edhe në Prishtinë. Fushë-Kosova është një paralagje e Prishtinës por që kushtet e banimit janë shumë më të lira sesa në Prishtinë që është një prej faktorëve kryesorë që ka ndikuar që popullsia të koncentrohet në komunën e Fushë-Kosovës”, ka thënë Behrami.

Në Komunën e Fushë-Kosovës kanë bërë të ditur se kanë kërkuar një afat shtesë prej të paktën një jave për finalizimin e procesit të regjistrimit. E në ASK kanë bërë të ditur se planifikojnë që deri të premten të përmbyllin tërë procesin e regjistrimit. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:banorefush kosovalajme të miraregjistrimitop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Lule Elezi mban koncert recital në Poloni
Artikulli i ardhshëm Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kosova, Shqipëria dhe Turqia bashkë në trajnim të avancuar për kërkim dhe shpëtim urban

18 Shikime
Lajme të mira

Grante deri në 25 mijë euro për ndërmarrjet prodhuese për rritjen e efiçiencës së energjisë

16 Shikime
Lajme të mira

Fakulteti i Edukimit forcon partneritetin me UNICEF-in për iniciativa të reja arsimore

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?