Në Fushë Kosovë ka nisur projketi “Digjitalizimin e Sistemit Edukativo-Arsimor në Institucionet Shkollore në Komunën e Fushë-Kosovës” i cili është pothuajse drejt përfundimit.
“Komuna e Fushë-Kosovës këtë vit ka ndarë një fond prej 300,000 euro, e nga i cili sot ka përfunduar faza e parë e projektit në vlerë prej 120,000 euro, ku përfshihen laptop dhe pajisje të tjera përcjellëse,” thuhet në faqen zyrtare të komunës.
Postimi i plotë i komunës në Facebook:
“Faza e dytë do të zbatohet këtë vit dhe është në fazat e procedurave të prokurimit.
Edhe për vitin e ardhshëm do të planifikohen investime të ngjashme për avancimin e arsimit në nivele më të larta teknologjike”, thuhet në faqen zyrtare të Komunës./Katror.info