Emir Sahiti, lojtar i Hajdukut të Splitit dhe i përfaqësueses së Kosovës, është në një lidhje me Kim van der Berg, një grua nga Spliti me rrënjë holandeze. Çifti kanë qenë së fundmi në një qendër tregtare dhe Kim ka filmuar reagimin e të dashurit të saj kur e pa fotografinë e saj në një billbord.
Përkatësisht, Kim ishte modele për syze, ndaj është një nga vajzat që shfaqet në postera në të gjithë Kroacinë dhe në qendra të ndryshme tregtare. Fillimisht ajo ka fotografuar posterin dhe më pas Emirin, i cili me shaka ka bërë një fytyrë të inatosur sikur nuk e aprovonte foton e saj aty.
Videon e postoi në instagramin e saj, i cili aktualisht është privat.
Çifti është në një lidhje prej katër vitesh dhe Kim e përcjell dhe përkrah Emirin nga tribuna sa herë që mundet. Nuk dihet shumë për të, ndërsa profilet e saj në rrjetet sociale i ka hapur për publikun vetëm së fundmi.
Më pas futbollisti ka vazhduar të hajë tortën e tij. /Katror.info