Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kampioni i Superligës së Kosovës bëri të ditur se mesfushori është përforcim për garën e tyre për titull.
“Braziliani Queven da Silva Inácio, është futbollisti i radhës që i bashkohet kampionëve tanë” u tha nga FC Ballkani.
Ballkani e ka fituar që dy vite radhazi trofeun më të rëndësishëm në elitën e futbollit kosovar, ndërsa janë në rrugë të mbarë për ta fituar për herë të tretë radhazi./Telegrafi/Katror.info