Federata e Body-Building & Fitness-it e Kosovës (FBBFK) ka njoftuar se garuesit kosovarë kanë arritur sukses të larta në Kampionati Mesdhetar të e Body-Building & Fitness-it që u mbajt në Maltë nga 7 deri më 9 nëntor 2025.
Sipas njoftimit të FBBFK-së, garuesi kosovar Metin Soytar ka zënë tri vendet e para, në tri kategori duke u shpallur kampion në këto kategori.
Soytar u shpall kampion në kategorinë “U-23 Junior Men’s Physique”, kampion në kategorinë “Men’s Physique” deri në 170 cm., dhe kampion absolut në të gjitha kategoritë e “Men’s Physique”.
Ndërkaq, garuesi tjetër sipas njoftimit të FBBFK-së, Fisnik Hyseni, në kategorinë “Men’s Classic Bodybuilding”, zuri vendin e dytë dhe u shpall nënkampion mesdhetar.
Kurse garuesja Ela Deda, në kategorinë “Women’s Bikini Over 169 cm”, arriti të zërë vendin e tretë në këtë kamion.
Gjithashtu, sipas njoftimit gjatë kampionatit u mbajt edhe gara IFBB –“Semi Pro Mediterranean Championships”, ku garuesi Kushtrim Bajraktaraj, zuri vendin e dytë në kategorinë “Men’s Bodybuilding up to 90 kg”. Ndërkaq, sipas federatës gjyqtari Bajram Musliu në mënyrë profesionale u paraqit gjatë këtij kampionati.











