Shqipëria ka qenë edhe këtë vit një nga destinacionet e preferuara për t’u eksploruar, apo rivizituar, nga turistë nga e gjithë bota.
Bregdeti dhe alpet shqiptare janë zgjedhur si të preferura për pushime edhe nga figura të njohura publike të shteteve të ndryshme të botës.
Një prej tyre është gazetari i njohur britanik Simon Calder, i cili gjatë një interviste për mediat atje, e veçoi Shqipërinë “si yllin e këtij viti”, dhe se duhej vizituar./Katror.info