Janë mbyllur katër ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës të cilat ishin në program, ku nuk munguan golat dhe befasitë.
Ballkani, ka realizuar fitoren e dytë në këtë edicion, teksa ka mposhtur para tifozëve të vet skuadrën e Feronikelit 74 me rezultat 3-1.
Sipas njoftimit të Federatës të Futbollit të Kosovës, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja edhe në këtë ndeshje u shfaq e fortë dhe e vendosur për fitore. Walid Hamidi shënoi një gol, ndërsa dy shtoi Ribeiro Giovanni. Kapiteni i Feronikelit 74, Alban Shabani shënoi golin e vetëm për mysafirët.
Në tjetër ndeshje interesante u zhvillua të dielën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku Dukagjini shënoi fitoren e parë të edicionit, duke e mundur Gjilanin me shifrat 2-1.
Malisheva triumfoi ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Fatjon Bunjakut.
Ndërkohë, Prishtina shijoi fitoren e parë në edicionin e ri, duke mposhtur Ferizajn me rezultatin 3-1.
Ndeshja mes Dritës dhe Suharekës është shtyrë.
Shiko më poshtë tabelen me renditjen e ekipeve pas javës së dytë të Superligës. /Katror.info