Barcelona po e monitoron sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllanin, ka raportuar të enjten në mbrëmje gazetari i “SkySportit” në Gjermani.
Siç ka shkruar Plettenberg në X, 23-vjeçari ka klauzolë te klubi i tij aktual Hoffenheim për verën e ardhshme.
🚨🔵🔴 EXCL | #Barcelona are monitoring Fisnik #Asllani, as the promising 23 y/o striker from Hoffenheim has a written release clause for next summer. Barcelona have been informed.
A move to a European top club is fully planned, and his future club are expected to compete in the… pic.twitter.com/vaBC1tJaTP— Florian Plettenberg (@Plettigoal) October 16, 2025
“Barcelona është e njoftuar”, ka shkruar ai.
Madje siç ka shkruar Plettenberg, “kalimi në një top-klub evropian është tërësisht i planifikuar dhe klubi i ardhshëm i Asllanit pritet të garojë në Ligën e Kampionëve”.
“Klubi im i ëndrrave gjithmonë ka qenë Barcelona. Gjithmonë kam dashur të luaj aty”, i ka thënë Asllani ditë më parë “Sport Bildit”.
Në edicionin aktual, Asllani ka pasur gjashtë paraqitje në Bundesligë. Ka realizuar katër gola dhe ka asistuar një herë. Ndërkaq ditë më parë realizoi golin historik në fitoren e Kosovës si mysafire e Suedisë për ta afruar te shansi i madh për kualifikim në plejof për kualifikim në Botërorin e vitit 2026. Te Kosova në këto kualifikime ka realizuar një gol në tri paraqitje. /KOHA./Katror.info