katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së
    11 hours ago
    Perspektiva e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe bumi turistik çon bizneset kosovare kah Tirana!
    11 hours ago
    Presidentja Osmani i ndan Urdhrin e Lirisë Harry Bajraktarit
    14 hours ago
    Largohen arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare përshpejton digjitalizimin drejt një infrastrukture moderne
    15 hours ago
    Fëmijët vizitojnë IHMK në kuadër të kampanjës “Ajri jonë, jo i KEK-ut”
    15 hours ago
    IHK: Kushtet agro-meteorologjike të favorshme për mbjelljet vjeshtore
    3 days ago
    Grand Prix Zagreb 2025 nis sot, Kosova me gjashtë xhudistë në garë
    4 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Paul McCartney i bashkohet protestës së industrisë muzikore kundër AI me një këngë… pa zë
    15 hours ago
    David Szalay fiton çmimin “Booker 2025”
    15 hours ago
    Ermonela Jaho sjell emocion të madh në Gjakovë
    16 hours ago
    Dolly Parton nderohet me Çmimin Humanitar, ndërsa Tom Cruise shkruan histori në ceremoninë e Akademisë
    17 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    25 sanduiçet më të mira në botë
    16 hours ago
    Ja disa arsye se pse duhet të shtoni kungullin në dietën tuaj!
    4 days ago
    3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë
    5 days ago
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Linja e re e trenit të natës rikthen udhëtimin Paris–Berlin
    14 hours ago
    Si e kanë interpretuar njerëzit aurorën për mijëra vite?
    17 hours ago
    Madridi apo Barcelona – cila është qyteti më i mirë spanjoll?
    4 days ago
    Leiden, streha historike e filozofëve dhe shkencëtarëve
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Gipsy Kings” në Prishtinë pulson muzikën e zemrës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Gipsy Kings” në Prishtinë pulson muzikën e zemrës

Last updated: 16/05/2025 12:26 PM
108 Shikime
Shpërndaje

Ende e pa e parë sallën, veç me qëndrim për pak minuta te hyrja, merret vesh lehtë se “Gipsy Kings” e ka njëfarë çelësi për të shkuar deri te shija e gjeneratave të ndryshme. Radha e njerëzve që hyjnë në sallë janë prej gjyshërve, të bijve të tyre e deri te nipat e mbesat. Turneu “Back to origins” (Kthim në origjinë) i ka sjellë sivjet në Kosovë. Turnetë i ka të panumërta. Edhe rrëfimet prapa tyre po ashtu, shkruan KOHA.

Veç kitara e bashkëthemeluesit të grupit, Diego Baliardo – me të cilën ka ardhur edhe në Prishtinë – i ka rënë botës rreth e përqark në 22 turne. Interpretimi i një bendi lokal është intro sa për mirëseardhje në mbrëmjen muzikore në sallën AMC. Më pas ndalen dritat, rregullohet skena për “Gipsy Kings” dhe çdo gjë është gati.

Duke hyrë në skenë, nën ovacione të forta të rreth dy mijë e 500 vetave në publik, projektorin e ndezin imazhet e dikurshme të grupit. Të kohës së gjenezës me familjet Reyes dhe Baliardo. Vetë Dieogo Baliardo – tash edhe producent – është në kitarë. Dhe s’do shumë koment kur mjeshtri i grupit nis lojën.

Mundesh me e lexu edhe...

Paul McCartney i bashkohet protestës së industrisë muzikore kundër AI me një këngë… pa zë

“Katër herë dhjetë”, thotë ai për të qartësuar numrin e përvojës së tij në miksetën e grupit. Fut një gjysmë cigare në gojë, s’e ndez veç luan me të dhe poshtë miksetës lëshon dy birra. S’i prek deri në fund të koncertit. E deri te fundi është dashur kohë. “A ti A ti” e “Alegria” qenë pasueset. Rumba me motive katalane, flamengo e salsa nën ndikim të popit me mjeshtërinë e “Gipsy Kings” e zgjerojnë hapësirën jo aq të madhe të sallës. Grupi që tashmë është me plot të rinj ruan frymën e dikurshme. I kanë ato momente shpërthimi sikurse të viteve ’80 kur fillimisht njiheshin si “Los Reyes” e më pas “Gipsy Kings”. Koha përballë tyre fluturon përderisa dhjetëra veta ua thonë instrumenteve duke i dhënë zjarr energjisë. Janë gjashtë kitaristë, një bas-kitarist, bateristi, perkusionisti dhe pianisti që në harmoni të plotë i kthejnë hitet e dikurshme. Violina u hyn po ashtu në punë. “A Mi Manera” e “Baila Me”, qenë performancat unike të përbërjes së vjetër të grupit që e bënë ata të njohur në gjithë globin. Gjeneza është një ndejë private e yllit francez të kinemasë, Brigitte Bardot, e cila në vitet ’70 i ftoi në vilen e saj në Saint-Tropz. Të pranishmit do të kënaqeshin me interpretimin e tyre dhe një njëfarë mënyrë do t’u hapnin rrugë që shkathtësitë e talentin t’ia dhuronin botës. Anëtarët e vjetër të grupit këtë e përmendin jo rrallë. Ua lënë si trashëgimi edhe të rinjve. Tashmë udhëheqësi i grupit, Diego Baliardo, s’ia thotë fort në kitarë e as në mikrofon. Shërben më shumë si frymëzim për të rinjtë. Dhe ia del ta bëjë këtë, jo veç tek ata që i ka angazhuar në grup, por edhe tek të rinjtë si publik.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Publiku në kor me hitet

“Nuk kam pritur një audiencë të tillë këtu. Do të doja të kthehesha për të interpretuar prapë. Muzika gipsy i hap të gjithë zërat. Baza e kësaj muzike është të luash me zemër për të tjerët”, ka thënë ai. Dhe ashtu interpretojnë. Duket sikur me atë koncert do ta mbyllin karrierën dhe s’kanë çfarë të kursejnë më. Për gjeneratat më në moshë që i kanë dëgjuar anëtarët e vjetër të grupit, interpretimi mund të mos i ketë pasur krejt ngjyrat, shto edhe sallën me akustikë jo ideale. Por energjia e formacionit aktual e bën të veten. Duket se secili në publik i di këngët e tyre. 

“Edhe në Indi publiku i di këngët tona”, rrëfejnë me mburrje të rinjtë e formacionit. 
“Djobi Djoba”, hiti i vitit 1982 i albumit debutues “Allegria” funksionon te i madh e i vogël. E “ Volare” bashkon publikun si në një koreografi të mirëmenduar. 

Duket sikur publiku është në gjendje t’i ndjekë nga pas anëtarët e bendit. Menaxheri i tyre Frank Wells ka treguar se s’mund t’u përgjigjen kërkesave që kanë për të interpretuar anekënd globit. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është shumë e veçantë të punosh me këtë bend. E shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe kuptohemi qartë. Jam menaxher i tyre, por realisht jam pjesë e familjes Baliardo. Nga këtu do të shkojmë në Rumani, Brazil e më pas në Meksikë. Është e veçantë të shohësh se si njerëzit i dinë këngët edhe ata që s’kanë qenë të lindur kur grupi ka nisur të mbajë koncerte”, ka thënë ai. Përshkrimet e tij për publikun në vende të ndryshme është i njëjtë me atë që do të mund t’i bëhej publikut në Prishtinë. 

“Anëtarët e grupit s’mund të ndalojnë së interpretuari. Nuk është e vështirë të punohet me ta pasi kanë audiencë nga më i riu deri te më i vjetri”, ka treguar Wells. Muzika që bëjnë veç kur Wells i prezanton një nga një anëtarët aktualë të bendit, tregon mjaftueshëm. S’e prekin kitarën sa për efekte dhe kësisoj i marrin nja tre minuta veç për ato prezantimet kurtuazi në fund të koncertit. Përkrahur nga Komuna së Prishtinës, organizatorët e koncertit ia kanë dalë që t’i kthejnë “Gipsy Kings” në Kosovë, pas interpretimit që kishin në shtator të vitit të kaluar në “Hardh Fest”. Autoritetet komunale të enjten kanë kërkuar “pak kohë” për ta kumtuar buxhetin me të cilin e kanë përkrahur koncertin, bileta për të cilin ka kushtuar 20 euro. E, për atë VIP është dashur të paguhet 50. 

Labinot Gashi nga AMC-ja ka thënë se bëhet fjalë për një bend ndërkombëtar për të cilin ka parë interesimin të madh. 

“Kanë kryesisht për këtë zhanër që është më ndryshe nga koncertet që po mbahen çdo ditë. Për këtë arsye i kemi gjetur, kontaktuar dhe e kemi bërë koncertin. Mendojmë se ishte i suksesshëm dhe një send që i duhet Prishtinës, Kosovës dhe botës artistike në përgjithësi”, ka thënë ai. Ka treguar se rreth 2.500 bileta janë shitur për këtë koncert. 

Dieogo Baliardo tashmë ka mbi supe një përgjegjësi të madhe. Atë të trashëgimisë së katër dekadave për të cilën njihet dhe synimin që muzikën e shpirtit t’ua lërë të rinjve. Duket se është në rrugën e duhur. Me humor të mirë, pas koncertit ai nis të japë autografe në bluzat që blihen me mbishkrimin e grupit. Është asi bohemi që s’di të plaket, pavarësisht se s’i ka shkathtësitë e dikurshme. Si mjeshtër i zoti është duke ia dalë që brezat e rinj t’i trajnojë që ta bëjnë publikun për vete me anë të interpretimit që e kanë trashëgimi shpirtërore. Ashtu siç e shohin vetë: si muzikë të zemrës./Katror.info

TAGGED:2025 tourGipsy KingsmuzikapeoplePrishtinetop1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Osmani sërish bën thirrje për heqjen e masave ndaj Kosovës
Artikulli i ardhshëm Nesër finalja e madhe e Eurovision 2025, “Zjerm” performon e fundit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

David Szalay fiton çmimin “Booker 2025”

49 Shikime
People

Ermonela Jaho sjell emocion të madh në Gjakovë

46 Shikime
Lajme

Rinovohet Teatri ODA, 1.3 milion euro për kulturën në Prishtinë

28 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?