Aktiviteti “Gjakova Summer Fest” i organizuar nga Komuna e Gjakovës për nder të ditëve të diasporës, ka mbledhur dhjetëra figura të shquara shqipe.
Ndër to është edhe Shkëlzen Doli, i cili do të performojë me 8-9 gusht tek Çarshia e vjetër në Gjakovë.
“Kam nderin dhe kënaqësinë t’Ju ftoj në Edicionin e parë të Festivalit “GJAKOVA SUMMER FEST” i cili do të mbahet në nënqiellin e hapur në zemër të Gjakovës. Dy mbrëmje me artistë të përzgjedhur, të cilët do të përformojnë muzikën tonë të bukur shqipe nga anëmbanë vendit.
Kujtojmë se violinisti shqiptar Shkëlzen Doli, është nderuar nga presidenti austriak Alexander Van der Bellen me “Dekoratë nderi për merita në shërbim të Republikës së Austrisë”, në vitin 2022
Ky titull i lartë i është dhënë violinistit shqiptar në Kancelarinë Presidenciale Hofburg të Vjenës./Katror.info