Për gjashtë muaj me radhë, një qytezë me shumë të pensionuar ka kërkuar zëvendësojnë mjekun e tyre që u pensionua, por nuk kanë pasur sukses. Një mjek i ri u paraqit në këtë lokacion në Cornwall të Anglisë, vetëm pasi një video ku u shfaqën banorët e qytezës Lostwithieln u bë virale.
Në videon virale u paraqitën qindra banorë të kësaj qyteze. Videoja e shpresës dhe dëshpërimit të banorëve, shfrytëzoi muzikën e këngës “Aint Got No, I Got Life” të Nina Simone e duke vënë vargjet e krijuara nga vetë ata.
Dr. Bethan Woodfield, që vetë është me prejardhje nga kjo qytezë, pasi e pa videon vendosi që të aplikojë. “Është vend i mrekullueshëm për të qëndruar” – tha ajo për BBC-në. “Ndjenja e përkatësisë në komunitet është e këndshme, të gjithë angazhohen për të mirën e pacientëve këtu”./Katror.info