katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Kosova dhe Finlanda dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit
    9 hours ago
    Zyrtari i lartë i DASH telefonon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese
    11 hours ago
    Gazetarët e Kosovës trajnohen për raportim shëndetësor me fokus te pacienti
    12 hours ago
    Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova, Shqipëria dhe Turqia bashkë në trajnim të avancuar për kërkim dhe shpëtim urban
    10 hours ago
    Grante deri në 25 mijë euro për ndërmarrjet prodhuese për rritjen e efiçiencës së energjisë
    13 hours ago
    Fakulteti i Edukimit forcon partneritetin me UNICEF-in për iniciativa të reja arsimore
    13 hours ago
    BQK lanson Platformën për krahasimin e produkteve financiare
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rita Ora do të hap sezonin e ri të skijimit në Ischgl
    11 hours ago
    Gazetaria konstruktive: Antidoti që na duhet
    16 hours ago
    Sopranoja Ermonela Jaho rikthehet në TKOB për një mbrëmje unike
    17 hours ago
    Baleti Kombëtar i Kosovës hap sezonin e ri artistik me ‘Deadline’
    17 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
    17 hours ago
    Spotify lejon dëgjimin e çdo kënge falas
    2 days ago
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    7 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sa vezë duhet të hamë në ditë?! 
    2 days ago
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    6 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    6 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Shtatë nga rrënojat romake më magjepsëse në Mbretërinë e Bashkuar
    11 hours ago
    Një habitat unik ku natyra krijon mrekulli: Historia dhe sekretet e detit të vetëm pa bregdet
    12 hours ago
    Seuli vjen me “autobusin e parë ujor”!
    1 day ago
    Parisi, “pushton” udhëtimet e brezit të ri këtë vjeshtë!
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Gjermania ka nevojë për 300 mijë ekspertë në shkenca natyrore dhe teknike
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Gjermania ka nevojë për 300 mijë ekspertë në shkenca natyrore dhe teknike

Last updated: 15/04/2024 11:06 AM
83 Shikime
Shpërndaje
Foto: Deutschland de

Shtetit gjerman i mungojnë ende ekspertët në fushat më të rëndësishme shkencore dhe teknike.

Kjo rrjedh nga raporti i vjeshtës i Institutit të Ekonomisë Gjermane IW. Aktualisht ka një mungesë prej 285.000 specialistësh në të ashtuquajturat profesione MINT (që do të thotë matematikë, informatikë, shkenca natyrore dhe teknologji). Prej tyre 132.100 u përkasin punëtorëve të kualifikuar me diplomë të shkollës së mesme dhe 122.300 vende pune të ekspertëve me arsim të lartë, pra me diploma universitare.

Referuar krahasimit me numrin rekord të shtatorit të vitit 2018, mungesa e ekspertëve në fushat e MINT është ulur me rreth 15,5 për qind. Por, ky është shtatori i katërt me numrin e mungesave më të mëdha, që nga fillimi i matjeve të këtilla.

Mundesh me e lexu edhe…

Autorët e studimit e shpjegojnë rënien e lehtë të kërkesës për ekspertë në fushën MINT pjesërisht me dobësimin e ekonomisë në Gjermani, sepse ekonomia gjermane aktualisht është në recesion. Në studimin e IW thuhet se rënia e ekonomisë ndihet edhe në sektorin e numrit të vendeve të lira të punës në shumë fusha, pra edhe në profesionet e MINT, „megjithëse në një masë çuditërisht të vogël.” Pra, sipas studiuesve, mungesa e ekspertëve në këto fusha, është ende e madhe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Studimi sheh nevojën më të madhe për fuqi punëtore profesionale në fushën e energjisë dhe në ate elektrike. Këtu ka një mungesë prej rreth 81.900 ekspertësh. Në këtë drejtim, asgjë nuk do të ndryshojë në një periudhë afatmesme apo afatgjatë. „Madje nevoja do të rritet shumë”, thuhet në studim. Pritet që në vitet në vijim të ketë madje edhe më pak të rinj që do të përfundojnë shkollimin në degët MINT. Kjo është arsyeja pse kushtet e punës në këto fusha janë ende të mira.

Paga mesatare mujore (bruto) e një eksperti me diplomë universitare dhe që punon me kohë të plotë në fushat MINT ishte rreth 5.900 euro në vitin 2021, që është mesatarja për ekspertët me arsim universitar. Por ekspertët me një diplomë universitare në fushat MINT janë shumë më shpesh në pozicione drejtuese, sesa njerëzit e tjerë me diploma akademike. Përqindja e këtyre personave në pozitat drejtuese është 35 për qind.

Autorët e studimit shohin një nevojë në rritje për ekspertë.  Ekspertët e IT do të jenë në veçanti të rëndësishëm në pesë vitet e ardhshme në fushën e zhvillimit të teknologjive dhe produkteve në përputhje me mbrojtjen e klimës. Nevoja për ekspertë të MINT po rritet çdo vit edhe për arsye demografike.

Aktualisht, çdo vit dalin në pension rreth 64.800 ekspertë me diplomë universitare në fushat MINT, e këto pozicione duhet të plotësohen. Brenda pesë vitesh, nevojat do të rriten në 74.100 ekspertë të tillë në vit. Ndërsa pas pesë vitesh,  çdo vit do të nevojiten edhe 272.000 ekspertë të  MINT me diplomë të shkollës së mesme. E ashtuquajtura nevoja vjetore demografike për kompensim të ekspertëve nga fusha MINT po rritet çdo vit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rënia e pritshme e numrit të ekspertëve vendas në fushat e MINT është gjithashtu problematike. Numri i njerëzve që u regjistruan në një nga lëndët MINT ka rënë nga 198.000 në vitin 2016 në 176.300 në vitin 2022. Autorët e studimit supozojnë se ky trend i rënies së studentëve në këto degë do të vazhdojë. Shqetësues është edhe fakti se kompetencat e nxënësve meshkuj dhe femra në matematikë kanë rënë dukshëm. Kjo mund të ketë një ndikim negativ në numrin e studentëve të mundshëm që studiojnë një nga lëndët MINT.

Autorët e studimit jo vetëm përshkruajnë problemet, por ata japin edhe propozime konkrete për zgjidhjen e situatës. Ata rekomandojnë se është e rëndësishme që të merren më shumë gra për profesionet e fushës MINT. Për këtë, do të ishte e dobishme të krijohej një sistem informimi më i mirë në shkolla, në mënyrë që „vajzat dhe të rejat të njohin më mirë aftësitë e tyre në profesionet MINT“.

Përveç kësaj, është e nevojshme të përdoret edhe potenciali i të huajve. Për këtë duhen shfrytëzuar më mirë mundësitë që jep ligji i ri për ardhjen e ekspertëve duke „përshpejtuar ndjeshëm proceset burokratike”. Për të arritur një përdorim më të mirë të imigracionit nëpërmjet sistemit arsimor, duhet të rriten kapacitetet dhe të zgjerohen programet dhe mbështetja financiare për pjesëmarrësit në arsim nga jashtë.

Por edhe sistemi arsimor duhet të përmirësohet, thonë autorët e studimit. Për këtë qëllim, ata propozojnë forcimin e arsimit që në fëmijërinë e hershme, zgjerimin e ofertave cilësore gjithëditore dhe vënien në dispozicion të burimeve financiare për mbështetjen individuale të fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet „indeksit social”./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Wind of Change” pushton Tiranën, Scorpions ‘ndezin’ kryeqytetin me koncertin në sheshin Skënderbej
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse gjithnjë e më shumë njerëz po iu shmangen lajmeve negative?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Owen Cooper i serialit “Adolescence” fituesi më i ri në historinë e çmimeve Emmy!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kthimi i lulediellit në Kosovë
TAGGED:GermanyHuman sciencesITlajme të miratechnical workerstop4Workers

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Puhiza Sadiki rrëmben vendin e dytë në garën e pianos në Spanjë
Artikulli i ardhshëm Nis ndërtimi i Unazës Qendrore në vlerë mbi 3 milionë euro, punimet përfundojnë brenda 120 ditësh

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kosova, Shqipëria dhe Turqia bashkë në trajnim të avancuar për kërkim dhe shpëtim urban

18 Shikime
Lajme të mira

Grante deri në 25 mijë euro për ndërmarrjet prodhuese për rritjen e efiçiencës së energjisë

16 Shikime
Lajme të mira

Fakulteti i Edukimit forcon partneritetin me UNICEF-in për iniciativa të reja arsimore

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?