Sot do të mbahet Maratona e Prishtinës. Në konferencën e Federatës së Atletikës të Kosovës, u tha se të gjitha përgatitjet teknike dhe logjistike kanë përfunduar me sukses.
Në konferencën e fundit për media të organizatorëve të Maratonës së Prishtinës, u bë e ditur se gjithçka është gati për ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të atletikës në vend. Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, gjatë fjalës së tij, siguroi se të gjitha përgatitjet teknike dhe logjistike janë përfunduar me sukses.
Pjesëmarrja për herë të parë e garuesit nga Kenia, Laban Cheruiyot, e bëri këtë konferencë edhe më të veçantë. Cheruiyot u shpreh i lumtur për mikpritjen dhe emocionin që ndien për garën që po afrohet.
“Prishtina është qytet i bukur, vend i bukur. Shpresoj që nesër të bëj më të mirën, të kemi një garë të mirë. Është hera ime e parë në Prishtinë por jo e fundit sepse pretendojmë që prapë të vijmë këtu”, tha Laban Cheruiyot, Atlet.
Maratona e Prishtinës do të zhvillohet të dielën, me fillim në orën 9:00, ndërsa transmetimi i drejtpërdrejtë në RTK do të nisë që në orën 8:45 me një program të veçantë maratonik./Katror.info