Apple dhe Google dihet se kanë një marrëveshje që, në këmbim të një shume të madhe parash, siguron që Google të jetë motori i paracaktuar i kërkimit në pajisjet Apple.
Deri më tani, asnjë palë nuk ka treguar se cila është shuma e saktë dhe kompania Bernstein, e cila merret me konsulencë financiare, sugjeroi dy vjet më parë se mund të jetë rreth 10 miliardë dollarë në vit.
Sidoqoftë, në një raport të ri, Bernstein pretendon se Google po i paguan Apple midis 18 dhe 20 miliardë dollarë.
Në një raport të publikuar nga The Register, Bernstein vlerëson implikimet e mundshme të padisë së vazhdueshme antitrust të SHBA kundër Google.
“Ne besojmë se ekziston një mundësi që të miratohet një gjykim kundër Google dhe ta detyrojë atë të ndërpresë kontratën që nënshkroi me Apple. Ne vlerësojmë se marrëveshja është në ‘vlerë’ prej 18 deri në 20 miliardë dollarë në vit,” shton Bernstein në raport./Katror.info