Google ka prezantuar një funksion të ri të fuqizuar nga Gemini, i cili lejon Google Maps të njohë automatikisht adresat nga imazhet e ruajtura në pajisjen tuaj. Ky opsion, aktualisht i disponueshëm vetëm për iOS, i shton vendndodhjet e identifikuara në një listë që mund ta vizitoni më vonë.
Pasi të jepni leje për qasje te fotot, aplikacioni do t’ju njoftojë kur një imazh përmban një adresë të vlefshme dhe do t’ju ofrojë mundësinë ta ruani atë në hartë. Ekziston edhe një mënyrë manuale për të ngarkuar imazhet përmes “You”.

Në fillim, opsioni shfaqet me etiketën “Try it out!” dhe përfshin një video shpjeguese për përdorimin e funksionit. Vendndodhjet e ruajtura mund të qaset më pas direkt nga harta ose nga profili juaj në aplikacion.
Ndërkohë, përdoruesit e Android duhet të presin edhe pak. Google ka konfirmuar se funksioni do të vijë së shpejti edhe në këtë platformë, por nuk ka dhënë një datë të saktë./Albanian Post/Katror.info