Google Photos po bëhet më shumë sesa një vend për të ruajtur kujtimet tuaja digjitale.
Kompania ka njoftuar një sërë veçorish të reja të mbështetura nga inteligjenca artificiale, të cilat premtojnë ta bëjnë redaktimin dhe kërkimin e fotove më të lehtë dhe më kreativ se kurrë.
Në qendër të këtyre risive është “Nano Banana” – modeli më i fundit i imazheve nga Google, i njohur për shpejtësinë dhe saktësinë e tij, shkruan AP.
Një nga përmirësimet më të rëndësishme është tek funksioni “Help me edit”, i cili tani lejon përdoruesit të shkruajnë kërkesa të detajuara për të rregulluar fotot.
Për shembull, mund të kërkoni: “Hiq syzet e Riley-t, hap sytë e mi dhe bëje Engel të buzëqeshë”.
Për ta arritur këtë, aplikacioni përdor sistemin “face groups”, që identifikon fytyrat në fotot tuaja dhe i krahason me imazhe të tjera në bibliotekën personale, duke mundësuar rregullime.

Për ata që nuk dinë çfarë të kërkojnë, shtohet edhe dritarja “Create with AI” në “Create”.
Google ka përmirësuar edhe mjetin “Ask Photos”, që lejon kërkimin në galeri përmes pyetjeve natyrore.
Ky funksion do të zgjerohet në më shumë se 100 vende dhe do të mbështesë 17 gjuhë të reja.
Një tjetër risi është butoni “Ask”, që shfaqet kur shikoni një foto. Pasi ta shtypni, mund të kërkoni informacione për imazhin, të gjeni momente të ngjashme në bibliotekë apo të përshkruani ndryshimet që dëshironi – të cilat AI do t’i kryejë menjëherë.
Të gjitha këto funksione do të jenë së shpejti të qasshme në versionet Android dhe iOS të aplikacionit Google Photos. /Katror.info
















