Çmimi “Best App” këtë vit ka shkuar për Focus Friend, aplikacioni i krijuar nga autori dhe YouTuberi Hank Green.
“Best App” shërben si një pikë referimi vjetore për zhvilluesit dhe përdoruesit, duke treguar se cilat aplikacione kanë vendosur standardet më të larta gjatë vitit, shkruan AP.
Ndërsa çmimi “Best Game” i 2025-s i është dhënë Pokémon TCG Pocket – një realizim autentik i lojës së famshme të kartave.
Loja theksohet për dizajnet e reja vizuale të kartave dhe paketat e integruara të booster-ave, duke e sjellë përvojën klasike të Pokémon TCG në celular.
Në kategoritë e aplikacioneve dhe lojërave për shumë pajisje, Google ka vlerësuar Luminar si aplikacionin më të mirë dhe Disney Speedstorm si lojën më të mirë.
Fituesit e tjerë të Google Play 2025:
- Best for Fun: Edits (Instagram app)
- Best for Personal Growth: Focus Friend by Hank Green
- Best Everyday Essential: Wiser – 15 Minute Audio Books
- Best Hidden Gem: Pingo AI Language Learning
- Best for Families: ABCmouse 2: Kids Learning Game
- Best for Watches: SleepisolBio: sleep, alarm
- Best for Large Screens: Goodnotes: Notes, docs, PDF
- Best for Cars: SoundCloud: The Music You Love
- Best for XR Headsets: Calm – Sleep, Meditate, Relax
- Best Multiplayer: Dunk City Dynasty
- Best Pick Up & Play: Candy Crush Solitaire
- Best Indie: Chants of Sennaar
- Best Story: Disco Elysium
- Best Ongoing: Wuthering Waves
- Best on Play Pass: DREDGE
- Best for Google Play Games on PC: Odin: Valhalla Rising
Në një vit të dominuar nga AI, Google Play ka zgjedhur të vlerësojë aplikacione që balancojnë teknologjinë me kreativitetin dhe argëtimin, duke reflektuar diversitetin e ekosistemit Android në 2025. /Katror.info
















