Google ka njoftuar se po prezanton një kontroll të ri sigurie që do të funksionojë në sfondin e shfletuesve të internetit.
Ky funksion do të dërgojë sinjalizime proaktive kur zbulon se fjalëkalimet në Chrome janë komprometuar, nëse një shtesë e instaluar është e dëmshme, nëse versioni më i fundit i Chrome nuk përdoret ose nëse lejet e faqeve të hapura të internetit kërkojnë vëmendje të veçantë nga përdoruesi.
Ai gjithashtu zgjeron kontrollin e sigurisë për të revokuar lejet e uebsajtit, të tilla si qasja në vendndodhjen ose mikrofonin e një përdoruesi, për t’i çaktivizuar ato nëse përdoruesi nuk e ka vizituar faqen e internetit për një kohë të gjatë.
Përveç sa më sipër, po prezantohet edhe mundësia e ruajtjes së një grupi skedash, të cilat do të mbërrijnë në javët në vijim. Bëhet fjalë për organizimin dhe ruajtjen e grupeve të skedave që mund të aksesohen në pajisje të tjera desktop.
Google njofton se funksionet e reja do të vijnë në Chrome vitin e ardhshëm, të mundësuara nga modeli i AI Gemini./Katror.info