Google ka ndarë disa lajme të mira për personat që janë pjesë e shërbimit të hapësirës individuale Workspace.
Google ka njoftuar se së shpejti do të prezantojë më shumë karakteristika për përdoruesit e “Workspace Individual”, duke përfshirë një rritje të kapacitetit të storages dhe përparime në personalizimin e emaileve për të gjithë klientët.
Llogaria individuale e Workspace së shpejti do të rritet në 1 TB hapësirë ruajtëse të sigurt, në vend të 15 GB.

Çdo llogari do të përmirësohet automatikisht nga 15 GB memorie ekzistuese në 1 TB, njoftoi Google në një postim në blog.
Me këtë përmirësim, shumica e përdoruesve të Workspace Individual nuk do të kenë më nevojë të shqetësohen për harxhimin e hapësirës ruajtëse në Gmail dhe Drive.
Google thotë se përdoruesit e këtij shërbimi, nuk do të kenë nevojë të ndërmarrin asnjë masë, pasi rritja e hapësirë do të bëhet në mënyrë automatike./Katror.info